Zani i shqipes , sot me thirri
pèr at vend , ku knon bylbyli,
t’shkojm n’at vend me bjeshk te nalta,
ku asht balta, amel si mjalta🤍🤍…..
———-
Si flamur hap kraht shqiponja
me bashku tan trojet tona,
nga Preveza ne moll te kuqe,
Nen nje flamur , n’duvak si nuse……
———-
Dikur ambel ligjroj Naimi
ku Gjergj Kastrioti , kryetrimi,
ngriti flamurin kuq e zi
e luftoj per t, shtrejten Arbni….
————
E nder shekuj mbeten tuj vra
n’luft me turq e n’luft me shkja
500- vjet nanat nder Arka
rujten flamurin bashk me paja…..
—————
Ne Malci t’Madhe kerrciti pushka
mlidhnju sot malcor he burra
Ded Gjo Luli i dyti flamurtar
po i prin kryengritjes ne ball……
————-
Sot fluturon e lir shqiponja
me bashku tan trojet tona,
turra vrap flamur krenar
per ne Vlor , iso me marr…….
—————
Atje kam’kryq rrin urtia,,,
besa e burrave , diplomacia
plaku i urt e me shum mend,
Ismail Qemali ne krye kuvend….
————-
Se kjo tok , mbushun me halle
sot kem gzim , e hellim valle,
se u bashku mbar kombi shqiptar
nen nje flamur , se bashku t’pandar…..
————-
Vorret e t’parve me za thrrasin,
Shpijat boshe, trisht buçasin,
ne ket tok, nar kyt flamur
qe valvitet ne çdo kull……..🇦🇱
—————
Ta kendojm hymnin e Fishtes
porsi fleta e Ejllit Zotit
n’truell te t’parve e te Gjergj Kastriotit
E se bashku t’thasim nje zani
Rrnoft Flamuri e Rrnoft Vatani🇦🇱✍️✍️✍️✍️
Gzuar diten e Famurit
Nandor 28 te motit 2024…..
Vjollca Fran Keqi. Mi
PER KONKURSIN POETIK 2024….
Burimi/Facebook


Leave a Reply