Leonardo Wilhelm DiCaprio është një aktor amerikan por me origjine italiane, ka lindur më 11 nëntor, 1974. Është fitues i çmimit Golden Globe Award, dhe i nominuar për çmimet SAG Awards dhe Academy Awards. Është shumë i njohur nga rolet e tij në filmat si Titanic (1997), William Shakespeare’s Romeo + Juliet (1996), The Aviator (2004), The Departed (2006), Catch Me If You Can (2002) dhe Blood Diamond (2006). Të shumtën e kohës ka bashkëpunuar me regjisorin Martin Scorsese dhe ka arritur të bëhet një ndër aktorët më të mirë në Hollywood.
Biografia
DiCaprio ka lindur në Hollywood, Los Angeles, California, dhe është djal i George DiCaprio, shpërndarës i librave komiks, dhe Irmelin Indenbirken, ish sekretare e drejtësisë.
Burimi/shqipet.al


Leave a Reply