
Vegjetarianët jetojnë më shumë. Ky është përfundimi I në studimi të kryer nga universiteti “Loma Linda” në Kaliforni, sipas të cilit, dieta vegjetariane e ul rrezikun e vdekjes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi është kryer me 73 mijë njerëz, të cilët janë ndarë në pesë grupe dhe janë mbajtur nën vëzhgim për 6 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe janë verifikuar 2570 raste vdekjesh.
Grupet e të anketuarve ishin: jovegjetarianë, gjysmëvegjetarianë, vegjetarianë që konsumonin peshk, vegjetarianë që konsumonin qumësht e vezë dhe veganë.
Nga analiza e të dhënave doli se numri i vdekjeve ishte tërësisht I reduktuar te vegjetarianët, ndërsa numri më i madh ishte te konsumuesit e mishit.
Tek vegjetarianët u konstatua një rrezik minimal i sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemive, një fakt nga i cili duket se përfitojnë më shumë meshkujt se femrat./Indeksonline/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply