Përshëndetje juve që po e lexoni mesazhin tim!
Jam një mësues nga Malësia Madhe, për rreth dyzet vite frekuentova shkollen ku punonja. Mbase kushtet e transportit nuk ishin shumë të përshtatshme për udhëtim, por nga vullneti, dëshira, dhe dashuria që kisha për profesionin dhe nxënësit, nuk mungova për dhe asnjë ditë të vetme!
Në kohë dimëri udhtoja nga tre orë në këmbë në një drejtim, vetëm e vetëm qe nxënësve të mi t‘ua ngroh klasen qe të mund të koncentrohen në mësim!
Prita e përcolla gjenerata te tëra nxënësish, dhe të them të drejtën ndjehesha mësuesi më i lumtur i kohës!
Me diturinë që ua dhurova nxënësve të mi, ata sot luajn një rrol të math në poste të larta shtetërore.
Disa të tjerë shkencë-teknologji, e gjetkë!
Dhe kur shoh dhe lexoj leksikonët e tyre që u janë qasur drejtimeve të ndryeshme, zemra me bëhët mal!
Po ju drejtohëm vetëm juve, nxënësit e mi të dashur;
Ju mund edhe të me keni harruar, sepse tani keni obligimet tuaja familjare, shoqërore besa edhe përgjegjësi në vëndet e juaja të punës, që ashtu siç ju mësova, ju përgadita për jetën dhe zhvillimin tuaj, t’a vlersoni dhe mbani me korrektësi, respekt e dashuri!
Unë tani më jam në pension. Nese ju kujtohët kur ju dikur si nxënës kishit vështirsi në matematik isha unë qe qëndroja mbas orarit të mësimit që t’ju ndihmonja dhe shpjegoj më gjerësisht!
Disa nga ju kishin vështirësi në gjuhë, arsim fizik si dhe në disa lëndë tjera, ishte mësuesi juaj që nuk kurseu kohën, mundin as diturin që t‘ua japë, vetëm e vetëm të krijoni jetën tuaj të ndritur në dobi të familjes, shoqëris, shtetit e mbarë njerëzimit, dhe ja ku jeni sot.
Jam dhe ndjehëm shumë krenar që kam nxjerrë gjenerata mirë të edukuara, të përgaditura psiqikisht, emocionalisht, zotrues në profesionet që mbani!
Me kalimin e kohës trupi njëriut nuk është më në gjëndje të riprodhoj qelizat e mjaftueshme që t‘a mbaj shëndetin stabil!
Tanimë kohërat kan ndryshu, jeta vetëm sa vjen e vështirsohët për mbijetesë. Shëndeti im po keqësohet ngadal. Mjekun që vizitova tha se ke të ftohur të lashtë. Përmes një ekzaminimi me skaner tregon se njëra nga rruzat e gjakut me është ngrirë dhe se kur arrin në sistemin nervor të trurit, është qeshtje kohe që mund të më qoj në paraliz gjerë në vdekje!
Kostoja e kurimit është shumë e lartë. Këto pak lek që mar nga pensioni janë pothuajse të pa mjaftueshme për mbijetesë, e lere më për mjekim!
Vdekjes nuk i trembem, por dua t‘a shijoj kohën e mbetur me të arriturat tuaja shkencore, politike e gjithandej!
Tani nga ju kërkoj lëmoshë që të ma kompenzoni kohën time shtesë qe bëra mbas mësimit, me aq mundësi sa keni dhe me forcat tuaja financiare!
Me respekt e dashuri,
Mësuesi juaj!
Për ju
Abedin Bajraktaraj
Burimi/Facebook/Pro Gegnisht
V:O – Fotoja e vendosur nga redaksia e Alba – Dansk


Leave a Reply