POEMË
(Mllef kundër legjendës që e arsyeton
vrasjen e një nëne)
Nga lashtësitë e kohërave,
Ndër shekuj një legjendë,
Fluturoi
E mbërriti te ne,
Duke ligjëruar me sytë,
E hënës së përlotur,
Legjendën lashtore.
Dikur në kodrën e Valdanozit,
Tri ditë e tri netë
I ra mjegulla Bunës
Dhe atje mbeti.
Në të katërtën ditë,
Fryu një fllad i lehtë
Mjegullnaja shkoi
Rozafën gurëzoi.
Në të pesëmbëdhjetën pranverë,
Djaloshi njomëzak-Trimi,
Në prag të djalërimit,
Kodrën e Valdanozit ngjiti,
Nga lartësia e Rozafatit
Natyrën soditi.
Aty pranë kaloi një grua vizitore,
Me djalin të po asaj moshe, përdore.
Djaloshi me emrin Trim,
Po i kqyr me kujdes,
Disi me dhembje,
Disi me mall,
Ata ikën, por ngashërimin
Me vete s’e morën.
Lum ai…, mendoi Trimi,
Dhe i përhumbur ndër motet e shkuara
Vazhdoi kalanë të sodiste.
Hapat e kohës po i prinin
Kur në një çast,
Edhe pa fjalë mbeti.
Në njërën anë të kalasë,
Në amëz të themelit,
Një gurgdhendje
“Një grua e gurëzuar”,
U gjend ballë për ballë!
Mëma me të birin,
Me emrin Trim.
Atij kurrë s’i kishin treguar,
Historinë legjendë,
Që përfundoi
Me mbrojtjen e kalasë.
E kush t’i rrëfente për mizorinë
E bërë ndaj mëmës???
Sa keq!!!
Keq jemi sjellë dhe ne që u krenuam,
Sa herë që e dëgjuam legjendën
Dhe…,
Kurrë s’na vajti ndërmend,
Te vëndgurëzimi i saj, të shkojmë,
Një kurorë me lule t’ia çojmë,
Ta falenderojmë për flinë
Të përulemi, e ndjesë t’i kërkojmë.
Trimi… u habit,
Kur Drini kaloi aty pranë,
Sytë nuk i ktheu,
U fsheh në Bunë,
Për të mos qenë dëshmitar,
I asaj gjëme krenare,
Që në legjendë u kthye shekujve…!
Mëma e tij
E gurëzuar heshti,
Me heshtjen e saj
Gurëzoi edhe vetë fjalën,
“Vrasje”,
Mëkat…!
Mëma e tij u gurëzua
Për të mbrojtur atë,
Të birin…,
Dhe për t’ia shkëmbëzuar kalanë
Nën emblemën
E vet-sakrificës njerëzore,
Për ta kthyer
Në legjendë!
A e dinte ky djalë,
Se një grua nuk vlen,
Më pak se një burrë,
Dhe vetë gurëzimi i saj,
Ishte krim për Mëmën
E të birin Trim?
Mëkat a viktimë?!!
“O, ama e kohës sime të shkurtuar,
Mos ma quaj burrin vrasës-ma quaj besnik,
Dhe besës së tij falja legjendën”!
Dhe tani, unë poetja,
Këtu ku jam ulur e shkelë,
Në kështjellë të Rozafës,
Përhumbem në histori.
O Zot…!
Falëm një copë gur,
Rozafës t’i mbyll sytë,
Që me lot pikëllimi,
Gjirin pikoi për të birin,
E në zemër të kështjellës
Përjetoi obeliskun
E gurëzimit.
E ju kalimtarë,
Bëhuni dëshmitarë,
Të historisë së flijimit
Të Rozafës, të Gruas, të Mëmës.
Pabesia e të tjerëve të gurëzohet!
***
Në të përjetëshmen kala,
Një kurorë të praruar
Me lule Obelisk,
Për lotët dhe qumështin e Rozafës,
Që akoma s’janë tharë,
E vadisin zambakë të bardhë,
Për lotët e foshnjes,
Që mbeti pa mëmë,
E që s’i thau dot as Dielli,
As koha ndër shekujt e
LEGJENDËS!!!.
NB, 17 Tetor 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply