A lodhen vallë sytë, në ato ëndrra të gjata…
Kur sheh livadhe, fusha e pyje të pamata…
Sheh dhe shumë ylbere mbushur buzëqeshje…
Lule , trëndafila kundërmojnë në heshtje…
Kurbeti larg të çoi, aty matanë detit…
Zemra u bë ngricë, fjalët thatë mbetën…
E në ëndrra rri aty përqafon dhe nënën….
Ledhaton fëmijët me ta e mbush zemrën…
Tokën kur shkel zbathur në një vend të thatë
Të djeg si vullkani malli për tët’ atë….
Eh sa shumë vijnë ëndrrat tretur porsi “hija”…
Aty prap buzëqesh kur të vjen komshia …
E kur befas zgjohesh sytë i mbyll ti prapë…
Vrapon nëpër ëndrra, zemra mos humbasë…
Dashuritë e humbura i kërkon aty….
Puthjet përkëdheljet i ndjen përmbi sy…
Kurbeti kaq i ftohtë, bosh, pa asnjë ngjyrë….
Rrudhat ti mbuloj dhimbja në fytyrë ….
Eh! Sa do vazhdojë, të vuaj edhe zemra….
Dielli të të zgjojë me të tjera ëndrra….
By Blerina Pellumbi
Francë
13.10.2024
Burimi/Derguar nga vete Autorja


Leave a Reply