Gëzuar poeti ynë I dhimbjes Migjeni!
VARGJET E LIRA
Me trupin e brishtë dhe në sytë dy pika loti,
me librin e mësuesit, në gjoks shtërnguar,
bark tharë nga uria, zemra ngrirë nga të ftohti,
“Luli i vocërr”me buzëqeshjen e hidhur kish mbaruar.
Vargjet e lira buçitën me oshëtimë,
tronditën rrënjët e malit që s’bëzan,
padrejtësinë ,goditën me fshikëllimë,
grushtet u mblodhën,të fuqishme u banë.
Vargjet e lira lajmëruan të parat shkëndijë,
për të “Birtë e shekullit të ri”,
kur nana s’kish qumësht,t’i jepte fëmijës të pijë,
dhe bota ishte mbushur me urrejtje e ligësi.
Vargjet e lira ishin revoltë,thirrje indinjimi,
mbi trupin pa shpresë dhe të pa jetë,
që mëngjeset të zbardhnin me dritë “Zgjimi”,
me bukurinë e natyrës dhe jo me atë që vret.
Vargjet e lira, u bënë për kohën kushtrim,
çdo ditë luteshin, “Falja bukën sot,
fëmijve të pafajshëm të zhytur në mjerim.
me dhimbje në shpirtë, të lutem o zot”.
Dhe jeta për ty, qe një mollë e ndaluar,
mësues dhe poeti ynë i ri Migjen,
në “Vargjet e lira” do mbetesh i paharruar,
në shekullin e shkuar,të sotëm dhe atë që vjen.

PAK DRITË KËRKOI POETI !
Pak dritë, pak dituri kërkoi Naimi,
pak dritë,e drejtësi Migjeni deshti,
në natën e errët, shpirti ju dhembi,
dhe ditën me diell, buza s’ju qeshi.
Për pak dritë, si qiriri u dogj poeti,
në vargje mes flakësh me të u shkri,
Migjenin,për pak dritë, errësira e treti,
plaga e mjerimit e vrau në mushkëri.
Por drita zuri vëndë në tyren muzë,
në vargjet e shpirtit në prozë e poezi,
në ëndërrat ,rrezet iu qeshën në buzë,
mbushën zemrat rinore me dashuri.
Një ditë do të vinte pranvera e madhe,
do të shpërthente me furi lule molla,
sytë e trishtueshëm s’do kishin më halle,
kitara e lodhur do i këpuste telat e holla.
Në dritare zogjtë kanë nisur këngën,
në kopshtije ndihen flladet pranverore,
era e manushaqes ka mbushur zemrën,
mbi të vjetrën,e reja ngrihet madhështore
Trandafile Molla (Baja)
Novara Itali.
Burimi/Facebook


Leave a Reply