Kasolla ime është e thjeshtë
ndërtuar me tulla prej dheu
me gjethe dhe drunj
ku strukem për t’u larguar nga jeta
skajshëm e urbanizuar e qytetit
ku ka shumë zhurmë dhe turma njerëzish
kjo kasollë-kështjellë më plandos në kontemplacion meditimesh mistike
dhe jetoj jetesë eremiti “shenjtor”
Kasolla ime nuk asocon në ato tablotë
e ndërtesave gjigante
ku banorët kanë shpirtëra të akullt,
as në ato pamjet e frikshme të raketave kozmike,
as të bombave nukleare, të vendosura gatitu nëpër rampa
të gatshme të shpërthejnë çdo çast
nga dora përbindëshore gjenocidiste e politikucëve bastardë
nga “rendi i ri botëror”
që synon t’i japë fund globit
me një shkrepëtimë të vetmen apokaliptike.
Në këso rrethanash, kësolla ime
si pararojë e qytetërimit postmodern
m’është shndërruar në oazë të paqes
O njerëz, nuk kemi çka presim!
Qytetërimi gjigant sakaq gjendet në agoni
kambanat ngrenë alarmin
ushtritë janë gati për luftën globale,
globin e ka pllakosur lemeria
në skenë janë shfaqur shenjat e apokalipsit
T’i përvjelim mëngët, pra
e t’i qepemi punës për paqe në botë,
sepse nuk është mençuri të mallkojmë terrin,
por duhet t’i ndezim qirinjtë
nga tonat kasollë-kështjella prometheike
për të bërë një grimë dritë
në Kështjellën e madhe të globit.
Të përçojmë dritën pra,
atë dritë deradiane
e cila sot është “conditio sine qua non”
për njerëzimin dhe globin …
Burimi/Facebook


Leave a Reply