
Një libër tashmë në shqip falë përkthimit nga frëngjishtja të një djaloshi të ri të talentuar, Rubin Bekteshi. Faleminderit Rubin që kjo vepër e botuar në Francë dhe e ribotuar nga Le Petit Vehicule vjen tashmë në gjuhën shqipe. Një histori e shkurtër e censurës shqiptare në letërsi dhe arte gjatë viteve 1945-1990 që së shpejti do botohet nga ALBAS me redaktoren Irena Dono. Faleminderit Irena!
Ky libër mbyllet me “tunelin apo shpellën » e Platonit ku referohet një dialog i Sokratit me nxënësit e tij.
—
SOKRATI BISEDON ME NXËNËSIT E TIJ
—–
Imagjinoni qenie njerëzore në një strofkë të nëndhe shme, në formën e një shpelle, me një hyrje të hapur tërësisht drejt dritës. Këta njerëz janë aty që në fëmijërinë e tyre, me këmbë dhe qafë të lidhur me zinxhirë saqë s’mund të lëvizin dhe të shohin vetëm para tyre. Zinxhiri i pengon të kthejnë kokat. Drita u vjen nga një zjarr i ndezur në një lartësi, shumë prapa tyre. Mes zjarrit dhe të burgosurve kalon një rrugë e ngritur. Imagjino që përgjatë kësaj rruge është ndërtuar një mur i ulët ndarës si ato që kanë ata që drejtojnë marionetat, që të ngritura përpara u tregojnë mrekullitë e tyre. E shikon ?
– E shoh, – i thotë ai.
– Tani imagjino përgjatë këtij muri të vogël, burra që mbajnë objekte të të gjitha llojeve, që duken mbi mur, dhe statueta njerëzish dhe kafshësh prej guri, druri dhe nga të gjitha llojet. Natyrisht, disa prej tyre flasin, të tjerët heshtin.
– Po, – thotë ai, – një tablo e çuditshme dhe të burgosurish të çuditshëm.
– Na përngjajnë, – iu përgjigja. Dhe së pari, a mendoni se në një situatë të tillë ata kurrë nuk kanë parë gjë tjetër nga vetja e tyre dhe fqinjët, përveç hijeve të projektuara nga zjarri në murin e shpellës përballë tyre?
– Po si kështu, – vërejti ai, – ndërkohë që janë të detyruar të mos e lëvizin kokën gjatë gjithë jetës së tyre?
– Dhe për objektet që parakalojnë, nuk është e njëjta gjë?
– Po.
– Nëse ata do të mund të bisedonin me njëri-tjetrin, nuk mendoni se do t’i merrnin hijet që shihnin për objekte reale?
– Domosdoshmërisht.
– Dhe nëse muri i pasmë i burgut do të kishte një jehonë, sa herë që një nga ta do të fliste, a do besonin se po dëgjonin diçka tjetër nga hija që kalonte para tyre?
– Jo, për këtë Zeus, – thotë ai.
– Sigurisht, – vazhdova unë, – për njerëz të tillë e vërte ta nuk shihet si reale, ndryshe nga hijet e objekteve të fabrikuara.
– Pa dyshim.
– A e mendoni tani se çfarë do të ndodhë me ta natyrshëm nëse i çlirojmë nga zinxhirët dhe i shërojmë nga injoranca. Kur e çlirojmë ndonjërin prej tyre dhe e detyrojmë të ngrihet menjëherë, të kthejë qafën, të ecë, të ngrejë sytë e duke bërë gjithë këto lëvizje ai do të vuajë dhe verbimi do ta pengojë të dallojë këto objekte që më parë i shikonte si hije.
– Nuk do të mundet, – u përgjigj ai. Të paktën në fillim. Mendoj se do të ketë nevojë për kohë që të shohë objekte nga bota e sipërme. Së pari do të dallojë lehtësisht hijet, pastaj imazhet e njerëzve dhe objektet e tjera të pasqyruara në ujëra, pastaj vetë objektet. Pas kësaj, ai do të jetë në gjendje të përballojë dritën e yjeve dhe të hënës, të sodisë më hetë trupat qiellorë dhe vetë qiellin gjatë natës sesa diellin dhe dritën e tij gjatë ditës.
– Pa asnjë dyshim.
Më së fundi ai do të jetë në gjendje të shohë vetë diellin, jo imazhet e tij të kota të pasqyruara në ujëra ose në ndonjë vend tjetër, por diellin në vendin e tij të vërtetë, që të mund ta shohë e ta soditë ashtu siç është.
– Domosdo, – tha ai
– Pas kësaj ai do të arrijë në përfundimin se është dielli që krijon stinët dhe vitet, që drejton gjithçka në botën e dukshme, botën që kishte parë me shokët e tij në shpellë.
Platoni

Burimi/Facebook


Leave a Reply