13 vite më parë, tek u ktheva i përmalluar në fshatin tim PIQERAS, të bekuar nga PERËNDIA e të braktisur nga njerëzia e nga pushteti, e gjeta muzeun e dy heronjëve Mitro Xhani e Vasil Laçi me dyer e dritare të shqyera dhe të bythëkryer me gjithëçka kishte brenda. Sakrilegji i dytë pas vandalizmës në shembjen e kishës e të grabitjes së ikonave të Manastirit të Kremesovës“, të (pa) mbrojtur nga shteti”, prej disa personave pa mëndje në kokë! Më duhej të shkruaja në medja, po edhe në librin tim “PIQERASIOTËT” për këtë fat të mjeruar të institucioneve të shenjtëruara të fshatit tim, me shpresën e besimin se mos tërheqia vëmendjen e dikujt (nga Bashkia e Lartë), po askund e askush nuk merrej me “leximin e informacioneve “ të tilla, teksa ato bëhen edhe publike, për t’iu shtuar edhe halleve të tjera të banorëve këtij fshati të pa përfillur e të mbetur edhe vite të tëra pa ujin jetëdhënës të vaditjes (teksa të dy lumenjtë, fare pranë tyre, derdhen në det, “për karshillëk!”!). Si edhe me rrugën e “njëmijë gropave” të plazhit të Bunecit, si për ta ndëshkuar midis 13 fshatrave të Bregut, kur për bela “ a fatin e mbrapsht”, na vijnë edhe 200 turistë të huaj çdo behar! E si gjithmonë , gjejnë tek ne po ato kasolle kashte , si të Robinson Kruzos, personazhit të Daniel Defos!Banoret thonë: “Ç’të keqe i kemi bërë Perëndisë e Shtetit, që po na ndëshkoni e na braktisni kështu?!
Kaluan edhe 10 vite të tjera po në këtë gjendje të mjerueshme, gjersa banorët autokton po na i shkretojnë fshatin me ikjet e tyre dhe banorë te rinj kanë ngritur përbri këtij fshati edhe tri lagje të tjera?! Nuk jam kundra kësaj, po për dreq , me po atë linjë elektrike të tejkonsumuar që 70 vite më përpara, si edhe me dy varreza të ndara si në kohën e besimeve mesjetare?! Shpenzohen para publike për ujin e pijshëm e në kundërshtim me mendimin e banoreve vejnë që ta marrin ujin nëpër burime të largëta që shterojnë ne verë e jo te dera e shtëpisë që ka ujë me bollëk…Ka 32 vite që këshilli i Fshatit kërkon të ketë ujë për vaditje e merren me “mballoma” të një kanali të amortizuar 65 vjeçar,që “i kanë dalë zorrët përjashta” e jo aty ku ujët mund të merret edhe me tuba llastiku fare afër! Kërkohet që të shpallet Kroi i Fshatit si Monument Kulture e të mirëmbahet nga Bashkia e Ministria e Kulturës , si objekt 500 vjeçar e akoma nuk ka një përgjigje! Përse vallë, të mos kemi edhe ne kishën tone ,-thonë banorët, po gjoja një “gjasme kishë”, të sajuar midis dy mureve të pallateve kubike nga ato që prishën dikur pamjen e këtij fshati të bekuar nga ZOTI!
Mbi të gjitha, duke braktisur edhe idealet e tre heronjëve (për mendinin tim : të Mitro Xhanit, Vasil Laçit e të Apostol Çunit,-të Aleksandër Matrazovit Shqiptarë, që u vra në majën e një shkëmbi , duke ia rrëmbyer mitrolozin gjermanëve qe komisari Mitro Piqerasioti të çante rrethimin, gjersa të binin që të dy, si trima të pavdekshëm që ishin, së toku me Vasil trimin qe e varën fashistët në litar, në lule të moshës (që të tre). E meritojnë trimat e Piqerasit, të mos kenë edhe tempullin e tyre?!Ajo kënga “Lule , more trima që ratë për atdhe”, tingëllon rrëqethëse e frymëzuese edhe sot e mot!
Po ajo që ndodhi këto ditë në Piqeras është , jo vetëm e trishtueshme, po edhe revoltuese. Se nuk mbeti Muzeumi, si një srehë për gomerët e Lopët, po , më së fundi, as edhe busti i HEROIT MITRO , të nxirrej prej një banese, ku “strehohej”, jashtë vëmendjes e gati i harruar , që diku provizorisht e mbetur po aty) dhe vendoset tani (po rastësisht!), mbi një bazament parkimi, përbri muzeumit të shkatërruar që para 25 viteve, me një sfond po aq te shkatërruar, kur njerëz të pa njohur e indiferentë të kohrave, kalojnë pa e vënë re dhe ndofta pa e ditur se kush është e ç’kërkon aty pari “busti i panjohur”, për kalimtarët e turistët kureshtar, që edhe e fotografojnë pamjen e pa përgjegjshme, në krye të një parkingu?….
Gjer kur vallë, fshati i këtyre heronjëve, po edhe njeri nga fshatrat më të bukur të Shqipërisë,-nuk do të mare vëmendjen e merituar qe e ka merituar dhe e meriton sërish?!
Piqeras, me 30 gusht 2024


Burimi/Facebook


Leave a Reply