Tuj shëtit për rreth deti
n’gjit me mu dhe pallaveshi
kush je ti more kumar
m’prekte n’krah a s’je tuj ndal.
Eca pak e n’ujë u futa
pallaveshi me gjithë tuta
u lag i shkreti u ba ujë
tash tha si duhem kërkuj.
Ec tha ec se aq e pata
hyna n’ujë e mu shu flaka
pallavesh more i marrë
kqyre veten qysh je ba.
Edhe unë tha jam njeri
m’ka dhanë zoti kta dy sy
du me pa e me kullotë
mashkull jam e krejt i plotë.
Dal prej uji tuj u dridh
pallaveshi s’matet mirë
kam hotelin me pesë ylla
ta shtroj darkën me kërmilla.
Pika t’raftë more pallavesh
mentë mi bane turravesh
gati gati m’iku vala
pallaveshi me vu përpara.
gusht2024durrës
Burimi/Facebook


Leave a Reply