E pyet një djalosh avokatin:
– Çfarë dokumentesh duhen, për t‘a çuar babain tim në azil?
Avokati përgjigjet:
– Duhen këto dokumente:
– Një foto e babait tënd, kur e çoi nënën tënde në spital, për të të lindur ty;
– Një foto të tij, kur ai u gëzua për lindjen tënde;
– Një foto e tij, kur kthehej i lodhur nga puna, për të siguruar jetesën tënde;
– Një foto të tij, duke të çuar në spital në mesnatë dhe në acar, kur ishe i sëmurë;
– Një foto të tij, atëherë kur vinte direkt nga puna tek shtrati yt dhe i merakosur për ty, e mbante dorën mbi ballin tënd;
– Një foto të tij, kur i fshinte lotët dhe djersën nga puna e mundimshme;
– Një foto e tij, i lodhur dhe i dërmuar nga halli se a mund t‘ia del t‘a mbante familjen;
– Një foto të tij, kur blente rroba të reja për ty, vetëm për të të pa të gëzuar për festë;
– Një foto të tij, kur paguante faturat për shkollimin tënd dhe
– Një foto të tij, kur numronte paratë e kursyera, për të të martuar ty, që të bëhësh bashkëshort, baba dhe të lumtur, ashtu sikurse që je tani, kurse ti pyet për dokumente për azil të pleqëve!
Mos harro, sepse pleqërinë tënde, mund të vijnë ditë edhe më të vështira, sepse një proverb i vjetër popullor, thotë:
„Çka t‘i bësh keq dikujt, prite prej tjetërkujt!“
Burimi/Facebook/Ndoc M Saben


Leave a Reply