Poem
“Nga lotët e emigrantit shqiptari në burgë”
Plattsbursh. New York.
.
. -Një Ofshamë trishtimi-
.
Një zë përfrigueshem del naltë mbi re
i trisht nga burgu në Plattsbursh
e jehonë e zemrimit, kapton në qellë
zemërdjegur si në ferrin e Dantes!!
.
Kushtrimi kumbon, në dallge të Oqeanit.
rrevolta çierrët me vikam si në shkretëtirë
Oh, unë biri i Lëzhës, viseve të bardha!
po klithi i prngosur ne trup e shpirtë
prej rrathve të ketij burgu renkoj.
.
Eh, atje, atje në atë Lisus une linda
të ai Qytet arkelogjik bri Kalas moçme.
aty njoha madhshtin e Atdheut,
e zemrën e Nanës.
edhe temerrin e komunizmit
.
Ku prej trishtimi e dveta një hër Baben:
Nga do na vij neve shpetimi?
Im Atë; me kje përgjegjë;
-Eh more Djalë po është thenë së:
-“Vjen andeja nga mbyllë synin e flë Dielli”.!
.
Ja befi ajo kohë që u shemb komunizmi
por jo diktatura
Pushtetar,Gjykates e Policia ishin po ata
ku s’mungoj,denigrimi, skamja e çensura
Ngado, banda e përgjakja pa nda
.
E ashtu më zemër-plagosur,
ika, ika e eca mbi Atllantik,
I etur për te arrite në token e bekume.
O njerzë më ndigjoni? :
-Unë 17 vjeçë
shkela në Florida Amerikë
Isha,i njomë e i pa njodhë,
i pa fare djadhzi
Eh, botë e genjeshtrave me mbolli frikë
Pra, vetem Zotin e punen dashni njerzore
e bekimin donja çdo ditë.
.
Nën trysni e drojes. punoja,
për bukë e Advukat
mbeta Shpirtëngrirë dite e nate
U orvata për mbi 10 vjetë pa pra
E prisnja t’vijë edhe për mua një fillë drite
Por jo, jo, dhe jo!?
Asnjehër zemra s’me buzqeshi!
Kjo Tokë u bë për mua
“Molle” e ndalume.
Adami e Eva me gjykim strikt !!
prej kopshtit“Edenit”me debuan!
.
Eh,si keshtu m’u venit çdo shpres!
Sapo “Kolegji i Gjykates Federalë”
dha verdiktin: -Largohu përgjithmon
nga Amerika
e zemra fshau me denes.
Babë,Nanë e motra me përcuallën tuj qa.
Eh. Babi me jeptë zemer, Biro kurrajo,
kurrajo e shpreso pa nda!
.
E unë fatëkeqi nga te shkonja ku të vinja.!?
I alarmuar mora udhën e largimit.
Loti s’mu terë në faqet e dhimbjes,
zemër thyer për 12 orë udhtim në Tren
deri sa arrita ne Bërlington,!?
.
Aty në Vermontë, kambet sikur
me hynë në dhe
e zemra gadi sa s’po therriste
o Njeri ku shkon ??
A e di, ç’te pret.?
Po, ku je o i shkret?
diku Azilant lypnja punë e mbijetës.
.
Eh ç’eshte kjo zymtesi e kohes
me terrin e pafetyrsisë njerzore!!
Dukë më thirrë në Celular ecë rrugë
e pa rrugë
nga të shkonja atyre anve kuturu !?
A.thua besa e dhën e“Miqve”u ba uji?
.
Ja befi dhe çasti i trishtushem e fatkeq
Uturinjë tmerri e nen kercnimin e armëve
më hollën hekurat në duar.
.
Oh ato pranga te kobëzisë
Oh ç’drithrime mjeranë, o heshtje varri.!
A, ky qenka shpërblimi i çiltërsise?
A, kjo eshte fjala e premtimi i“Miqesisë”!?
A, kjo është pagesa e gjakut e blasfemisë?
Çdo anderr për ketë vend, a thua u sos?
në absurdin e kthetrave të shgënjimi
Ku ta gjej me, dritën e kuptimësise?
.
Përse keshtu, me mbyllet në keto Qeli?
I lodhur s’tepërmi në kete rrathet e burgut
ndjehem si era egër kurë thyhet guri
.
Eh, po vikase më denes që në Rini, time
te veshtirë.
Për asgje me shume por
Desha, dhe po dua
Dua e po dua
Vetëm, e vetem punë, e të jetoj në liri.
.
Gjeto Turmalaj
Nga lvllimi poetik
“Meditime shqiptare ne Anerik”

Burimi/Facebook


Leave a Reply