Mbusha prehnin plot me gurë
sikur rruezat n’pe me i shti
mu kujtu vakti dikur
hejmedet si s’jena t’ri.
Rreth e rreth bregit i rashë
rruezat n’qaf djal kur mi k’pute
n’gjoksin tem dashninë e ndjeva
dorën tande kur e fute.
Eh dynja dynjaja shkret
përmbi gur me zort u ula
kur kujtova ditë e mia
m’pushoj zemra boll u tuta.
Vala valës ja përcolli
gurt e saj si rruza t’bardha
pikla shiu pikloj loti
si dukat t’vizllonte qafa.
Ma ngatrroj emnin Valbona
besa krejt t’paskam harrue
shumë dreqnitë në ty i bana
mos e m’thuj se jam idhnue.
N’dashni teme qysh idhnohna
kur dashninë mirë e ke ditë
asnjëherë mos u takofsha
sa t’jam gjallë prap kam me t’pritë.
b.m.bujan.korrik.2024.



Burimi/Facebook


Leave a Reply