Kriza e shërbimeve publike, veçanërisht shëndetësia, është më e thellë sesa keqmenaxhimi apo korrupsioni.
Le ta supozojmë se menaxherët e spitaleve janë 100% korrektë dhe se nuk vidhet asnjë qindarkë, prap kriza mbetet.
Thelbi i krizës është nënfinancimi i një shërbimi shumë të kushtueshëm.
Në koncept shërbimi shëndetësor është shpikur me një qëllim madhor:
Të riaftësojë njerëzit si fuqi punëtore.
Qëllimi është që ti kthejë tregut të punës krahë pune, me qëllim që ky krah pune të paguajë shërbimin e riaftësimit. Të paguajë edhe shërbimet e tjera të domosdoshme publike.
Ky është cikli llogjik mbi bazën e të cilit funksionon sistemi publik i shëndetësisë.
Nuk ka shëndetësi të mirë që shërben nëse riaftëson njerëz nga kafeneja për tu kthyer prap ne kafene. Ky është as krah pune e as kontribues. Ky vetëm ha para.
Ashtu siç nuk ka sistem të mirë shërbimi publik nëse krahu i punës dhe burimet njerëzore të aftësuara e trajnuara ikin në një shtet tjetër. Kështu bie puna si gjeneratori kryesor i mirqenies e shërbimeve dhe, njëkohësisht bien edhe kontributet me të cilat sigurohet financimi i shërbimit publik.
Njësoj është logjika edhe në arsim e shërbime të tjera. Çkuptim ka të bësh shkolla të reja e të mira, nëse bie numuri nxënësve? Apo të bësh rrugë të gjera e tunele nëse nuk ka përdorues aq sa të justifikohet përdorimi i tyre?
Sa më shumë punë e fuqi punëtore aktive në punë, aq më shumë kontribues ka dhe aq më i mirë është spitali, shkolla, rruga etj.
Kur vjen puna që shoqëria nuk punon, ose largon nga vendi krahun e punës, ajo quhet e plakur dhe shërbimet janë aq sa për azil. Puna është mjeti i vetëm që mban me shërbime edhe të pamundurit, pleqërinë, pensionin. Nuk ka rrugë tjetër.
Përse perëndimi i ka më të mira shërbimet? Pikërisht sepse ka shumë punë e krah pune në qarkullim. Shërbimet publike janë në radhë të parë për të ndihmuar ata që punojnë se ata paguajnë.
Mendoj se kjo është kriza themelore e ekzistencës sonë si shoqëri. Nuk është thjesht korrupsioni, por koncepti nënvleftësues që kemi për punën, fuqinë punëtore dhe burimet njerëzore. Është pasiguria dhe mungesa e garancisë që i japim çdokujt që punon në këtë vend.
Por pa punë nuk ka asgjë.
Kot lodhemi me moral e me ligj e me spak. Gjërat nuk vijnë vetë, as nga qielli e as nga emigracioni. Nga ky i fundit vjen vetëm një kafshatë bukë, miellin e të cilës gjithashtu e importojmë…
***
Nejse ashtu kot për muhabet e kisha këtë. Meqë do ja nisin programet elektorale për të mirën e këtij populli. Meqë edhe ky i fundit pret nga televizori që shërbimet, spitalet, shkollat e rrugët do to bëjë SPAK-u…
Burimi/Facebook


Leave a Reply