Kjo është një ngjarje shumë e madhe për futbollin, por edhe për dinjitetin dhe integritetin e shteteve e kombeve që përfaqësohen në atë kampionat. Ndërkohë që për Kosovën pjesmarrja në këtë kampionat është dhe do të ishte një ngjarje jo vetëm sportive për dinjitet e integritet. Pjesmarrja e Kosovës në kampionatin e ardhshëm është e do të ishte ngjarje e jashtëzakonshme politike e diplomatike në funksion të shtet-ndërtimit të plotë dhe njohjes së tij ndërkombëtare.
Për këtë arsye është e domozdoshme që institucionet dhe qeveria e Kosovës të fillojnë të mendojnë për këtë event sportiv, më të madhin që ndodh njëherë në katër vjet në botë. Më së pari u duhet bërë thirrje lojtarëve futbollistë më të mire nga diaspora, Kosova, Maqedonia dhe rajone të tjera ku banojnë shqiptarët, që të shprehin gatishmërinë e tyre të atashohen pranë federates së Futbollit të Kosovës. Kjo është domozdoshmëri e ngutshme. Eshtë një punë që nuk pret. Duhet të marrin takime me këta futbollistë si presidentja e kryeministri, edhe autoritetet e tjera të shtetit dhe federates së vendit.
Kosova i ka të gjitha shanset që të eleminojë kundërshtarët dhe grumbullojë pikët e duhura për t’u kualifikuar për Kampionatin botëror të vitit 2026. Por më së pari ajo duhet të tërheqë lojtarë me emër dhe të kualifikuar, si Ertrit Berisha, Ardjan Ismajli, Ylber Ramadani, Arbër Hoxha, Mirlid Daku. Më pas lojtarë të tjerë, si Shkëlzen Gashi, Bekim Balaj, etj. Asnjë emër i njohur dhe talent i futbollit nuk duhet lënë në harresë. Madje duhet tentuar deri te Granit Xhaka. Vetëm nëse Kosova grumbullon talentet e veta në futbollin e saj, ajo do t’ia arrijë të kualifikohet në kampionatin botëror të SHBA-ve të 2026-ës.
Duke arritur këtë objektiv sytë e të gjithë botës do të ndjekin futbollin e shtetit të Kosovës. Do të mësojnë se shteti i Kosovës ka talente të jashtëzakonshme edhe në sport, njësoj si në muzikë. Dy medaljet që sportistët e Kosovës morën deri tani në lojërat olimpike të Parisit e kanë konsoliduar idenë e pandryshueshme të ekzistencës dhe perspektivës së pavarësisë, lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Prandaj dhe duhet marrë shumë seriozisht përgatitja për kampionatin botëror të ardhshëm të futbollit.
Burimi/Facebook


Leave a Reply