Janë të shumtë anëtarët e komunitetit tonë që duan të ndihmojnë për të përfunduar rikonstruksionin e shkollës Shqipe; dikush duke kryer një proces pune, e dikush duke bërë diçka tjetër. Atdhetarizmi, dashuria për vendlindjen dhe për shkollën shqipe i bën këta shqiptarë të interesohen dhe ndihmojnë që çdo gjë të jetë gati për fillimin e vitit shkollor në Shtator
Një prej këta është edhe bisnesmeni z. Nikola Tollumbi, pronar i kompanisë Elite Painting. Sa herë jam takuar me Nikolën më thoshte: “kur të jeni gati për të lyer më njoftoni Dritan”. Kur erdhi momenti i duhur tre nga punëtorët e Nikolës filluan nga puna menjëherë. Nikola është një ndër donatorët e pare te shoqates dhe vazhdon të jetë një mbështetës i përhershëm e bujar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe shkollës shqipe “Gjuha Jone”.
Bisnesmeni z. Shefqet Beqa, pronari i kompanisë Beca Painting. Menjëherë sapo u kontaktua nga z. Tajar Domi, (ish kryetar i shoqatës) Shefqeti ishte i gatshëm të fillonte nga puna. Dua të jap kontributin tim edhe unë si shumë të tjerë, duhet të bëjmë më shumë për shkollën shqipe theksoi Shefqeti. Pa u zgjatur shumë filloi nga puna së bashku me një nga punëtorët e tij. Shefqeti e kishte për të shkuar me pushime por katin e parë e përfundoi së lyeri para se të kthehej në atdhe.
Bisnesmeni z. Ilir Asllani, eshte pronar i kompanisë Alpha Master Painting. Iliri ishte me pushime ne Shqipëri, dhe kur u kthye nga pushimet filloi nga puna menjëherë sapo e lajmëroi z. Mexhit Koboçi, n/kryetari i shoqatës. Iliri e thoshte përherë se kur të vij momenti edhe unë do jap ndihmën time. Duhet të kontribuojmë të gjithë për ta mbaruar këtë projekt që i përket gjithë komunitetit shqiptar në Filadelfia. Iliri dërgoi katër nga punëtorë e kompanisë së tij për të lyer me bojë ndërtesën.
Shoqata Mbarëshqiptare Social Kulturore “Bijtë e Shqipes” Philadelphia ju falenderon dhe është shumë mirënjohese për punën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për shkollën Shqipe dhe shoqatën “Bijtë e Shqipes”! Suksese në biznesin tuaj dhe shëndet e mbarësi në familjet tuaja!!
Me respekt,
Dritan Matraku
Kryetari i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia



Burimi/Facebook/Bijte e Shqipes


Leave a Reply