Të nderuar miqt e mi!
Duke qenëse për roman ORLINA pati shume kërkesa nga lexuesit, libri është ribotuar me një kopertinë të re. Sa poshtë po ju risjellim edhe recensën e zonjës
Teuta Sadiku:- “Fragment shënimesh mbi romanin “Orlina” të prozatores Nexhi Baushi”.
Vertikaliteti i lëvizjes, tipar i modernitetit në prozën e Baushit.
Nisur nga mardhëniet lexues – shkrues në romanin e N.Baushit dallojmë një zgjidhje estetike, si dhe një mënyrë perceptimi atë të Vertikalitetit në lëvizje. “Me boshllëkun e frikshëm të blusë”-fillon romani, një Vertikalitet lëvizjesh në roman nga lart poshtë, çka kuptojmë kalimin e perceptimeve, ndjesive prozaike dhe koncepteve estetike përmes disa elementësh karakteristike siç është lëvizja lart poshtë (në hapësirë ), nga e tashmja në të kaluarën (në kohë)nga situatat e prozës tradicionale në prozën moderne(lëvizje stilistike dhe estetike) .
Pikërisht ky vertkalitet i lëvizjes së prozës, personazheve krijon imazhin dhe thellësinë, karakteristika që lidhen me tiparet identifikuese të prozës së Baushit.
“Sytë e tij smerald gjithë shkëlqim pasqyronin dy copëza hapësire të pamatur uji. Ishim mbi oqean.” fq 7.
Lëvizja vertikale nuk duhet parë thjesht në kuptimin vizual, pra nga pamja hapësinore, por edhe në kuptimin kohor, estetik dhe atë filozofik.
Ashtu si strukturën lëndore por edhe në domethënien e situatave zhbirimi i syrit rrokës të prozatores kalon nga lartësia te thellësia. Fillimisht vëzhgimi nis nga qielli, kalon tek rretë, e pastaj zbret në tokë.
“Ja ku shfaqen kodrinore të veshura me petkun e blertë që vrapojnë çmendurisht, e më tutje një pyll i dendur, ndërsa para syve shfaqen shtëpi të vogla me tjegulla të kuqe të ngujuara nëpër lugina, për t’u mbrojtur nga kapriçiot, e natyrës.”
“shtëllunga të mëdha reje, nën avion merrnin forma nga më të çuditshmet …re të bardha pupëlore e herë shtëllungore, me konfiguracione, nga më të ndryshmet “përjetime si tek mrekullia e natyrës në shpellat Postojnë në Slloveni.”
“poshtë nesh u shfaq një tjetër peizazh i largët , ai i tokës”.fq 12
Toka nuk mund të ketë jetë pa arteriet e saj .Poshtë meje shoh kapilarë,vena dhe damarët që përshkojnë tej përtej tokën për ta ushqyer, për t’i shuar etjen e për t’u dhënë gjallëri fushave , ..fq 14
Peisazhi është një gjendje emocionale ,i cili vertikalizohet gati lart – poshtë në mënyrë që të përcjellë edhe trazirat shpirtërore. Pra elementi natyrë përmes përshkrimit të peisazhin lidhet ngushtë me ndjesitë , me gjendje e brendshme shpirtërore .
Jam e mendimit se lidhja peisazh – botë e brendshme lidhet edhe me vertikalitetin estetik që ndjek romani,pa lënë mënjanë vertikalet filozofike,siç do i zbërthejmë më poshtë.
Alfred Uçi, një nga kritikët më të dëgjuar, si dhe pedagogu ynë shkruan; “Ne dimë shumë gënjeshtra t’i rrëfejmë për të vërteta të kulluara por,po të duam, mund të rrëfejmë edhe të vërtetën.”
Romani “Orlina “të tërheq vëmendjen me mënyrën e rrëfimit,përkatësisht mënyrën e prurjes së botës reale në botën artistike.Teknika e tillë rrëfimtare ka të bëjë me perspektivën rrëfyese të narratores, me pikat dhe këndvështrimet, nga të cilat vrojton dhe rrëfen.
Baush,zëri i narratores që është dhe personazh njëkohësisht synon të krijojë ,aq sa distancohen nga zëri autorial ,po aq edhe njësohet me të.
Seleksionimi i lëndës , përzgjedhja , renditja e ngjarjeve në një bosht ngjarjesh që përbëjnë mozaikun e romanit është veçori e mjeshtrisë së autores.Të gjithë kemi diçka të rrëfejmë, por jo të gjithë kemi aftësinë për të krijuar atmosferën, dridhjet e nuancuara,çastet dramatike e diskrete.
Në roman ndërthuren e tashmja me të kaluarën, vendet ku zhvillohen ngjarjet ia lënë vendin njera tjetrës ,autores i është imponuar logjika e vrojtimit, perceptimit dhe rrëfimit të botës nga ana e narratorit,në përputhje me ecurinë kohore.Vlen për t’u përmendur ndërthurja e ngjarjes tragjike me kthimin nga emigracioni i personazhit,jo për hakmarrje, por një kthim Katharsis-it ,kthimi në vendlindje, një teknikë e gjetur dhe e realizuar me mjeshtri,një udhëtim imagjinar me të birin në trojet e tij.Baushi edukon pa rënë në kurthin e moralit ,ashti si edukatorët e mëdhenj të letrave shqiptare Anton Harapi, Branko Merxhani etj, të cilët me kulturën e tyre të lartë,krijuan një edukatë të re shqiptare mirëkuptimi dhe tolerancë.
Personazhet janë vlera më vete,krijojnë profile në galerinë e karaktereve letrarë.
Në roman kemi një rrjedhim logjik të rrethanave ,ku burimin e ka nga bota reale, pra kemi praktikën e mimesisit.Në këtë roman të Baushit kemi rast të provojmë të shohim pikëpamjen Aristoteliane në lidhje me relacionin art – realitet.Një nga funksionet e letërsisë është lidhja e saj me vlerat në aspektin psikologjik të lexuesit, idenë e Katharsis-it të Aristotelit. Edhe pse akoma ky term mbetet i diskutueshëm, ky term përkufizohet prej tij si pastrim i shpirtit. Letërsia, pra romani në fjalë përveç argëtimit është një praktikë e vërtetë rituale,e trashëguar brez pas brezi,pastrim i shpirtit nga emocionet negative,të njohësh dhimbjen e të mësosh si ta kapërcesh dhimbjen e të nxjerrësh mësime për të lehtësuar e pastruar shpirtin.
Kthimi jo vetëm në hapësirë e në kohë por kthimi në rininë e hershme shoqërohet përmes ngjyrave të peizazhit.Nga ky këndvështrim ajo botë ,ngjyrat që i imponohen dhe shoqërojnë përbëjnë figurshmërinë poetike të prozës.Mes gërshetimi të dy linjave,njërës reale dhe tjetrës imagjinative,të reales dhe retrospektivës ,ndiqet drama intime,intensiteti dhe forca e brendshme
Bota e gjërave të vogla,mikrokozmikja përjetohet përmes gjërave të mëdha,të rëndësishme të kohës dhe anasjelltas.Autorja projekton,përzien dhe shkrin të largëtën me të afërmen,mitologjiken me realen,të mundshmen me të pamundshmen,duke dhënë odisejën e një kolektiviteti, të një populli.Prandaj sa magjepëse po dhe aq reale na duket Stebleva ,vendi i ngjarjes,me njerzit dhe psikologjinë e tyre.Në romanin e saj Baushi nuk ka imituar thjesht ngjarjet,as nuk bën reflektim,por shkon në nivele më të larta ajo rindërton , riprodhon gjithçka duke e filtruar me shqisat e saj, me gjuhën e saj krijon një botë të re, botën artistike.Stebleva është vendi i të parëve të saj, ajo i njeh mirë ato vende me doket e zakonet, me traditat, gëzimet e vajet dhe i sjell në roman për të shoqëruar personazhet, për të ndërtuar botën shpirtërore dhe psikologjinë e tyre.
Edhe pse nuk ka zbërthime të detajuara të psikologjisë së personazheve, Baushi i largohet prozës sentimentale , me meditime e përshkrime të detajuara të vuajtjeve dhe dhimbjeve.Proza e saj ka një rritje, që nga novela “Pengu”dhe me romanet që pasuan “Mall që djeg “dhe “Dritaret e vogla të shpirtit” .
Romani” Orlina” i shtohet prozës shqiptare si një roman i arrirë në trajtimin e problemeve të rëndësishme të realitetit shqiptar, që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën ndaj femrës në veçanti.Vlera e romanit qëndron dhe në gjetjen e mënyrës së ndërthurjes, orkestrimin e gjithë ngjarjeve.Romani” Orlina”i Nexhi Baushit ,është parë dhe nga një këndvështrim kritik , nga pena e Emrie Krosit,ndër të mirat në fushën e kritikës në letërsinë shqipe.
Bibliografi :
Aristoteli, “Poetika “Uegen,Tiranë, 2004
Çapaliku Stefan ,”Estetika moderne “Ombra GVG Tiranë,2004
Frojd Zigmund”Mbi letërsinë dhe artet”,Fan Noli.Tiranë 2015
Barthes Roland, “Aventura semiologjike”Dukagjini,Prishtinë, 2008
Burimi/Facebook/Nexhi Baushi


Leave a Reply