
( Ne foto z. Dashamir Uruçi )
(Kange per deputetin e vilajetit të Shkodrës në parlamentin e parë osman,1877,Jusuf efendi Oruçi)
Kalun vite e ti nuk tretesh,
Kaloi shekulli veç rinohesh,
Ke lan nam me punen tande,
Kurrë prej nesh ti nuk harrohesh.
Kur atdheu kish nevojé,
S’trembi krajli,as Serbia,
N’ballë të luftés ti u vune,
T’thiri n’emén,nanë Shqipnia.
Drejt Kongresit çove letër,
Europen e trondite,
Pa liri nuk ka rrugé tjeter,
E për lufté jemi gadite.
Letrat tueja n’mes t’Berlinit,
Zemrat peshë na i kanë çue,
Jemi n’kamb e n’kulm t’zemrimit,
E per lufte jemi gatue.
E dime mirë ç’farë na takon,
Nji per nji i kem shkru n’letër,
Boll asht luejt me pronat tona,
Veç lirisë nuk kërkojmë tjetër.
Ato toka që po i dani,
Sipas qefit e pa dhimë,
Me gjak t’shkive kan me u la,
Na shqiptaret mir po e dimë.
N’parlamentin e Turqisë,
Po flet prapë efendia,
Fjala e tij gjemon e s’ndalet,
Asht Jusufi shqiptaria.
Vete sulltani asht afrue,
Me ndigjue deputetin,
Zani i tij shperthen Stambollin,
Në mendime e ka futë mbretin.
Veni veshin mir ju them,
Aty kem varret e t’parve,
Veç me gjak lshohen kto toka,
Janë tonat,janë t’shqiptarve.
Historia ka provue,
Sa e vertetë ishte ndodhia,
Vinte drejt nga Trieshi e Kuçi,
Jusuf Oruçi bre shqiptaria.
Punoi:Dashamir Oruçi,
Tirane,më 17 korrik 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply