Te nderuar pjesëmarrës.
Vonë jam njohur me tematiken e Konferences tuaj shkencore”KOMBËSIA E MOHUAR”.!
Me ka bere pershtypje,perzgjedhja e tematikes e veçanarisht me ka terhequr qendrimi i perfaqsuesve te KIKK me te cilin u njoha pak kohe me pare. Duke e thjeshtezuar problemin kerkesa e tyre reduktohej ne perfundimin:Ne kerkojme te njesohemi me ju e ju na mbani te ndare.
Ky perfundim i sintetizuar,i thënë në një tavoline pune,ku ne po kembenim mendime per kete Konference shkencore me ka befasuar.
Edhe njehere mu kthye ne qender te vemendjes,krejt situata ne Kosoven e pasluftes.
Do te ndodhnin gjera qe shqiptaret as do ti çonin nepermend.
Fuqite me te medha te botes do te ndihmonin ne fitoren e luftes.Ato gjithashtu do ti jepnin nje kahje te papritur zhvillimeve te pasluftes te cilat ne shume raste binin ndesh me konceptet tona per lirine e demokracine ne Kosove.
U shpejtua me dorzimin e armeve,u çarmatos UÇK-ja,u vu kufiri artificial ne IBËR,u spastrua etnikisht veriu i Kosoves dhe ne skene do te dilte AHTISARI.
Per fat te keq edhe serbet qe humben luften u kthyen ne bisedimet e paqes…!
Perpjekjet e nderkombetarve krahas zhvillimeve shumë pozitive do te prodhonin edhe simbolet perfaqsuese te Kosoves.
Shqiptaret u detyruan te pranonin nje himn kombetar sa per te qene,me muzike e pa tekst si dhe nje flamur pa simbole kombetare e me shumë yje me te cilet perfaqsoheshin minoritetet qe e perbenin KOSOVEN ne ate kohe.
Dukej sheshit se ne nje vend me strukture solide,demografike,shqiptare me 93 perqind shqiptarë duhej te dilnin ne plan te pare,interesat e minoriteteve ku 4 perqind e zinin serbet dhe 3 perqind minoritetet e tjera.
Tek grupimi i fundit vendi dhe rroli i egjiptianve do te ishte i veçante e mbase i panevojshem per tu ndare nga popullsia shumice,absolute shqiptare.
Per shkaqe pune kam patur rastin te rri e te bisedoj shume here me te ashtuquajturit egjiptiane.
E kam patur te veshtire ti pergjigjem pyetjes se kur kanë ardhur ata ne trojet shqiptare.
Eshte e veshtire shume te nxjerresh konkluzione te sakta per vete faktin se prezenca e tyre ne trojet shqiptare ne ILIRIK eshte e kahershme.
Egjiptianet,ndonese i hasim te ndare ne disa qytete te medha ku jetojne shqiptaret tradicionalisht,ata jane autoktonë në vendbanimet e tyre e te ngjizur ne shumë dimensione me shqiptaret vendali.
Po bisedoja nje dite me zotnite Bislim Hoti dhe Idriz Brahimaj.
Idrizi nxorri nje fotografi te paraardhesve te vet afro 80 vjeçare ku dukej qarte veshja e tyre me kostume kombetare shqiptare te atyre viteve.
Duhet ta themi hapur se Europianve veçanarisht, per te shuar konfliktin shqiptaro serb u duhej nje Kosove multietnike ku duheshin kthyer ne prioritet te drejtat dhe lirite themelore te serbeve e per ta bere kete duheshin germuar e zbuluar edhe te tjere minoritete te cilat u renditen me pas ne strukturen demografike te Kosoves.
Ndonese ne shifra qesharake ne ate kohe u renditen edhe ashkalite,romet,malazezet e turqit te cilet jane numruar ku jane e ku nuk jane per te plotsuar kuadrin e nje Kosove demokratike,shumeetnike.
Gjatë viteve te para te pasluftes u fol edhe per qendrimin e komunitetit egjiptian duke e akuzuar se ka bashkepunuar me serbet ne krimet e luftes ne Kosove.Ishte nje gjellé serbo-ruse.
Perballja e cilitdo prej nesh me rrealitetin flet per nje situate krejt tjeter.
Perkunder rasteve te egjiptianve te ardhur nga Serbia dhe te implikuar me paramilitaret serbe ne perballemi me egjiptianet vendali te cilet ndihmuan dhe disa prej tyre u bashkuan me Ushtrine Çlirimtare te Kosoves.
Ky eshte hapur,shembull vetmohimi per te mbrojtur atdheun e perbashket KOSOVË.
Nje egjiptian,intelektual e patriot me thote me shume mirekuptim:Ne kemi nje yll ne flamurin e Kosoves republike.
Ne nuk e kemi kerkuar sepse ndjehemi pjese e perbashket dhe e njësuar me popullin shqiptar te Kosoves.
Te paret tane,denbabaden kane folur gjuhen shqipe dhe kane veshur kostumet kombetare shqiptare.
Ka ardhur koha ta themi se fryrja e pakicave te ashtuquajtura kombetare e veçanarisht i pakices egjiptiane ne kosove ka prapaskene politike.
Ajo eshte ndertuar ne ate forme per ta bere Kosoven se sben multietnike kur ajo edhe sot ruan nje strukture solide demografike,shqiptare.
Ne kete situate te krijuar ka patur edhe shqiptare laramane,qe jane rregjistruar si minoritare per perfitime personale,duke rritur ne menyre artificiale numrin e tyre ne strukturen etnike te Kosoves.
Kjo politike e ndjekur deri tani ne kete fushe,fatkeqsisht i ka sherbyer defaktorizimit dhe uljes se numrit te shqiptarve ne DARDANI.
Duke perfunduar mund te them se eshte e veshtire por jo e pamundur te rishikohen shume zhvillime qe kaloi KOSOVA e pas luftes se bashku me rezoluten 1244 dhe fenomenin AHTISARI te cilit i ka kaluar koha.
Egjiptianet e Kosoves dhe te trojeve te tjera me shqiptare jane pjese e pandare e popullit shqiptar e historise dhe kultures tone kombetare.
SUKSESE.
Dashamir Uruçi,
Bashkekryetar i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
Tirane,14 korrik 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply