Dihet që s’është një përrallë
Djalli e Zoti janë brenda nesh
Dikush i përshfaq më rrallë
Dhe dikush tjetër më shpesh!
Ata janë kaq shumë të ndryshëm
Të kundërt si jeta me vdekjen
Por me ne bashkjetojnë natyrshëm
Dhe na shoqërojnë gjithë jetën!
Ndaj ne s’jemi ëngjëj përher
Edhe pse veç në Zot lutemi
Se djalli i nget demonët pa frer
Dhe ne t’i përqafojmë ngutemi!
Ne lutemi gjithë- herë në Zot
Por shpesh, djallin bëjmë shokë!
Skender Lazaj Trebeshina
Burimi/Facebook


Leave a Reply