K’ceje lumin dil n’kët anë
hajde sonte për Bajram
tutn’a çikë e nuk mun vij
shpia m’shtjellun në avli.
Qe tre muj Bajramin prita
pramë ke nata e sot ke dita
vetëm fjalë m’bete tuj thanë
t’prita boll bre djalë qysh pramë.
Me tan qef e shtrova shtratin
me ta ba me fat Bajramin
po vij pramë e po vij sot
mos u pafshim një motmot.
Çiftelinë vuna n’dyzen
prit e prit e ti s’po vjen
m’çon një letër për krah t’pllumit
dal e t’pres djal n’fund katundit.
Dal e t’pres si zanë prej malit
shkrihna n’vaj djal krejt prej mallit
për kujtim t’la një shami
m’renda saj janë sytë e mi.
Dhe koçak djalë t’ishe kanë
rreth akshamit t’kishe ardh
t’kisha dhanë diçka me veti
sytë i plaçin k’tij mileti.
Besën djalë ta pata dhanë
pasha diellin e at’hanë
faqen teme ta kam ruejtë
për Bajram s’ja dhashë kërkujt.
A thue djalë ta prishi benë
sikur shiu kur l’shon rrufenë
mos ardh’sh sonte nuk t’pres ma
shtratin shtruem qashtu e la.
b.m.londër.2024




Burimi/Facebook


Leave a Reply