Vullnet MATO
NE VRASIM ERËN PADASHUR
(Tekst kënge)
Unë ndeza plehrat
para shtëpisë,
mjedisin pastër
për të mbajtur.
Tymi në qiell
shkoi të gjezdisë,
dhe vrava erën
krejt pa dashur…
Ti hodhe dherat
përmbi asfalt,
ku fluturoi
makina e çartur;
Rrotat ngritën
pluhurin lart
dhe vrave erën
krejt pa dashur.
Ai derdhi kimikat
diku në rrugë,
dielli thithi
njollën e lagur,
shpejt u kthye
në avull të butë,
dhe vrau erën
krejt pa dashur.
Ne vramë erën
të gjithë bashkë,
pa ditur se ajo
qau në heshtje.
Lotët e saj
thithëm në gjak,
ku çelin gjëmba
tumorët e vdekjes…
Refreni:
Na fal shkujdesjen
moj e dashur erë,
mos na mbill vdekjen
në eshtra e tule!
Se në trojet e tua,
ne tjetër herë,
do mbjellim saksi
me tufa lule…
O, hej, me tufa lule!…
Derguar nga z.Flori Bruqi
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply