Nga Lindita Lohja Mani
Heret, fort heret qysh e vogel diku te 4-5 vjece rrobaqepsja jeme e pare e pat dallu dellin tem te modernizmit .
Nuk e egzagjeroj, ju betohem
Nuk e maj mend vete ,por me te tregume e degjume e kam se ja shpjegojsha fill e per pe modelin qe dojsha , tu saju e kriju modele te reja me fantazine teme dhe ajo qe u knaqte me mu .
Mama jeme kishte marak t ‘madh se mos e teproj e po bi n’sy t’keq, po flasin njerezit per mu se ne cdo veshje mundohesha me shtu ata detajet qe bajne diferencen .
Por cfare ishin ata ?
Po ja ….
Nje hapje e vogel te shpina qe nuk ishte normale per kohen ,nje rud, nje gjatesi me t’gjate ose ma t’shkurt se standartja, nje rrudh n’bel ,n’sup a kudo tjeter vec me dallu prej tjerave.
Nje xhup te vizatum n’leter ,me ngjyra e model , qe ja kerkojsha nans e cila i kishte durt e arta me ma realizu me leshna t’shkepun.
Nje rryp prej rrecet i nje havre te vjeter te nans qe e stilojsha dhe e lidhsha si papjon te nje kmishe e babs qe ja merrsha pa leje .
E kete papjon e lidhsha neper rrugice qe mos me m’pa mama se nuk me lete mandej me e vu.
Por une ne te njejten kohe isha edhe ajo vajza qe nje haver te vjeter teritalit ose poljester te mams qe nuk e veshte ma , e shkepsha, e shkrujsha me laps e kopjativ, e fiksojsha n’ gjergjef dhe e qendissha centro a jasteke per paje , nen hije t’pemve t’bahçes teme te cilat i kam perdor per kete pune ose me lexu e andrru se sa per me i hyp e me kput fruta s’kam ken e zoja kurr.
Kam kene ajo vajza qe deri vone rrijsha tuj pa “Festovalin e Sanrremos” n’terr e me za t’ulte qe mos me na padit kush edhe pse kam kene frikacake e madhe dhe me tremte edhe frymemarrja jeme
Por ne te njejten kohe kam pa gjyshen teme , qe po ne terr mos me ra n’sy u çote me hanger syfyr e me majt ramazan.
Kjo gja ishte e nalume atehere njesoj si me pa stacionet e huja .
Edhe baba qe ishte inxhinjer e kishte me siklet kete pune e shpesh na thote se ju te dyja tesh po na merrni n’qafe.
E nder kohe ja kishte qejfi me dale me mamen ditve t’shtuna me pi nga nje birre e me degju muzike te “Turizmi i vjeter” apo te “Kafja e madhe”
Une degjojsha bisedat e tyne para se me fjet se si e kishin kalu , e kush kishte kendu . Mandej shkojsha n’ode me nanen per mu shtri me fjete dhe ajo me msonte ndonje sure e me bate me kendue .
Nuk harrote me m’porosit qe mos me i than’ kujt.
Kam kene ajo vajza qe s’kam mungu ne asnje nga mbramjet modeste qe organizoshim ne ate kohe me klase , bile festojsha dy here n’vit ditelindjen teme (s’ma prishte baba ) , thjeshte mu mbledh me kendu e kercy edhe rrok bile.
Por kjo s’me ka pengu qe me ndej edhe me tana plakat e fisit , tezet e hallat e babs qe une me humor i thirrsha pulbardha nga qe manin degermi n’kry .
Ata vijshin aq shpesh me fjete te na e nana e mama su merziten kurr tu i prit.
Kam pa filma pa fund , me pelqejshin personazhet qe ishin modern e hashari, por me u feju vendosa me nje djale serioz e familje zotnish ,ose ndryshe si i thona na me zog zotnije.
E kthejsha qemerin e fundit n’bel disa here qe me m’ra permi gju se me e shkurtu s’merrsha guxim ,por ne te njejten kohe kam vesh edhe kostumin serioz e kam ba erze pafund ,aq shume sa me duket se kam hi nder tana dyrt e Shkodres
Kam projektu vete modelin e mobiljeve te dhomes se gjumit, te vecanta e moderne dhe i ka punu vete bashkeshorti jem por qe perbri tyne kane kene edhe karriget e trashegume , te bukura normalisht , e siper tavani i pikturum qysh n’kohe te Italise
E modernizova shpine me tapete e me mbulesa moderne ,e fala qylymin por qe shume shpejt u pendova ,por kam rujt kopertat kadifet e pelhurnat e vecanta
Kam perdor bizhu me ngjyra e forma nga ma te ndryshmet , me vlere e pa vlere por qe kur ve unazen e dhuntise dhe ate qe mama m’ka fale ,te dyja te trashegume ndjej tjeter emocion.
Gatuj ratatu por nuk harroj me ba edhe turlihin qe ma ka msu nana.
Baj krepa me kremna te ndryshem e me fruta pylli , me fruta te thata ,brusketa me avokado e krem djathi ,por ha me po aq lezet edhe terhanin e kryelanen e dikurshme.
E shtroj tavolinen bukur me mbulesa e servise te mira e gota venet , por ve edhe safrabezin prej pelhure te kuqe ,me pjatat e mira kineze te trashegume.
Mendoj se kjo rruga qe kam zgjedh me ba une vec t’mira m’ka sjelle.
Kam perqafu t’rejat por kamt i kam pas t’nguluna n’tradite e s’me ka marr era me fluturu .
Kam dite me tregu respekt me moshat ma t’mdhaja por s’jam ba as e bezdisshme per moshat ma t’reja
Une jam as ma pak e as ma shume se bija e dy prinderve te mrekullueshem qe kane dit’ me e leshu e me e terhek konopin sa duhet .
Lindita Lohja
Burimi/Facebook/Gegnia


Leave a Reply