Ka nje fjale shqipja: Je i pafytyrë. Pra nuk ke fytyren tende, je i dyzuar, shtijak, i tjetersuar, pa taban, pa dinjitet. Nuk je vetvetja, s’ke identitetin tend. Afermendsh se njeriu, teksa jeton ne shoqeri e ne nje rend rregullash, normash, marredheniesh me te tjeret, perhere ka, si te thuash, nje “fytyre te dyte”, ajo qe eshte e verteta e tij, e fshehta, e pathena tek te tjeret, vetmia e tij, ku ai eshte teresisht i sinqerte me veten, pa pasur nevoje te shtiret, te bej “lojen” qe i imponohet.
Ne fakt, problemi i identitetit eshte kompleks, me nje shumesi qasjesh, shperfaqjesh. Andaj dhe themi se çdokush, si vetvete, eshte nje shumesi ndervepruese identitetesh. P.sh. je shqiptar, pastaj je nga ky apo ai qytet, fshat, krahine, je mashkull apo femer, ke nje profesion e pune keshtu apo ashtu, ke kete apo ate perkitje politike, partiake, siciale, je pjese e kesaj apo asaj familje, fisi, race, ke kete apo ate moshe etj, etj. Keto e te tjera e copezojne identitetin e njeriut, andaj te Njeshi ai eshte po ashtu Shume dhe anasjelltas. Por ne kete larushi te manifestimit te identitetit, une dua te prek diçka qe me duket se lidhet me shperdorimin e te kuptuarit te tij, me te shiturit (jo me shitjen e vetvetes, se edhe kjo lidhet me identitetin si te tille per nje kategori gjegjese, qe perkon, te themi, me sahanlepiresit, te pabeset etj.).
Po cek shtirjen apo mburrjet ne faqet e fb, si pasqyra e madhe e çdokujt perballe te tjereve. E kini vene re?! Shume njerez bejne “teater” me vetveten dhe fytyren e tyre, siç bente nje fare shtrige dikur, e cila i fliste pasqyres se kush qe me e bukura. Dhe mbasi marrin pozen e deshirueshme, tunduese (per femrat) apo prej burri mes mishrash, pijesh, prej filozofi e burrrrri (per meshkujt), dikujt aty prane i japin celularin dhe, shkrepe kur te them une, i thone. Pra, eshte nje dubel i vetvetes, jete e dyfishte, tjetersim per ta shitur veten te fejzbukistet e tjere. Fytyrat e tyre behen here te “menduara” prej urtanesh, familjarë te devotshem prane grave a burrave, here si manekine a kukulla Barby te bukura, trupa te “shitshme” femrash ne plazhe dhe pafundesisht keshtu. Po pse valle kane nevoje kaq shume keta njerez per “pozim”? Pse s’jane vetvetja? Pse copezohen ne dy fytyra a dy sjellje?
Diçka dhe me e keqe, sipas meje. Lumnaje pa fund komplimentesh e lavderimesh qe shoqerojne dike, nje qasje a shkrim, nje poezi a status, nje ditelinfje a marrje diku çmimi, çertifikate etj. Ti je keshtu e ti je ashtu, me i madhi e me i dituri, kombetar e ndekombetar, dhe kjo permbytje lavderimesh sepse me le shijen e shtirjes! Doemos njeriu do thote fjalen e mire, por me pak sens, jo mburr e lavdero me kot duke ngritur ne qiell dhe duke e bere sorren e zeze me kra-kra-krane e neveritshme te saj, nje dallandyshe a kanarine. Kjo nuk shkon. A eshte mani kjo, snobizem, vanitet, mburrje, a çfare dreqin tjeter eshte? Kaq shume nevoje kane keto-keta fejzbukista dhe istagramista per shitjen e vetvetes? Po kjo maniere lavderuese, ku megojez fjalesh nuk ka më, a ben mire apo shton togun e plehut ku rri kendezi dhe ia merr me ki-ki-ki…
E keni vene re se Pasqyra e Madhe e kesaj bote virtuale po e largon njeriun nga vetvetja! Se kjo vetvete me rehat vjen dhe ecejaket me pozimet e trup-fytyrave, buzeqeshjeve pa fund, mburrjeve se sa permes fjales, ideve? Vetvetja eshte kur ti shpreh nje qendrim, nje mendim per kete-ate çeshtje te hedhur per lexim a diskutim, jo te mbushesh fb me sete fotosh gjithe “lumturi”, ne nje ngazellim qe dyshoj se eshte perhere i atille…
Ji vetvetja, thoshte fjala e urte sokratiane…
Burimi/Facebook


Leave a Reply