-Edi Rama është ndër të angazhuarit më fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës.
– Edi Rama është ndër themeluesit në Nish të projektit të “Ballkanit të Hapur”.
– Edi Rama është autori i hedhjes në gjyq, për herë të parë dhe besoj të fundit në historinë e shtetit tonë dhe të shtetit të Kosovës, të kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Hajradinaj.
– Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që tronditi dhe mediat britanike, se veriu i Kosovës, është tokë e askujt.
– Edi Rama është autori i deklaratës skandaloze, që së afërmi Shqipëria dhe Kosova, do të kishin një President.
– Është Edi Rama, ai që u vonua më shumë nga të gjithë, përsa i takon sulmit terrorist në Banjskë.
– Është Edi Rama, ai që kur u rrëmbyen policët e Kosovës në territorin e tyre nga ushtria serbe, nuk e dënoi këtë akt.
– Është Edi Rama, i cili provokon vazhdimisht Kosovën, pavarësinë e saj, shtetin e saj dhe njëkohësisht i mban ison Serbisë.
– Kosova është një shtet i pavarur. Këtë vullnet e ka njohur dhe e ka legjitimuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që Edi Rama, asnjëherë nuk e ka përmendur në 11 vite në pushtet.
Burimi/Facebook/Tedi Blushi
Leave a Reply