O Naim të ishe i gjallë.
Të shikoje ca rrumpalle.
Qajnë malet e Shqiprisë.
Ujqërve po ju japin sisë.
Nuk ka stane s’ka bagëti.
Qumësht pluhur si “Flori”.
Nuk ka sot mish e bisht.
Këngë e valle pleqërisht.
Mish e bulmet i klonuar.
Jemi në kohë të mallkuar.
Fusha na mbetën djerrë
Shejtani i ka përmjerrë.
Çfar të them o vëllai im?
Të gjithë venë në emigrim.
Kemi shkelur dhe moralë.
Martohet djali me djalë.
Me helm qënka kjo kupë.
Martohet çupa me çupë.
Ka dalë ky dreq F.B..
Mu në shesh puthu,nduku!
Himarën me erë trëndafili.
Deshi t’a shiste kopili!
Vdiqe ti po s’vdiq Toptani.
Për Avniun po qan vatani.
Po t’a them këtu në shesh.
Shyqyr që s’ je mes nesh.
Do të binte pena nga dora.
Kur sheh shqipen me horra.
Do të shkruaje duke qarë
Një poemë të pa dëgjuar.
Unë s’di t’a thur ashtu si ti.
Prandaj çohu o penë Flori!
Burimi/Facebook
Leave a Reply