. (Shenime ditari) .
Anekdotat e barcoletat jane pasuni e madhe e nji populli.
Ne permajtjen e tyne, me baze humori, ato kane aforizmin, ironine, metaforen, sarkazmen, e padyshim edhe mençuniine e krijuesit!
Ishin kohe te veshtira, por ne Shkoder (kryeqyteti i humorit), tuej ndej e prite me marre qumeshtin, djathin, groshen, vojin e gurit mbeshtete mas nurit etj.etj., ne rralla, fjala e rrezikshme, rreshqiste si njala e perhapej ne shkolla, zyre, ndermarrje e kudo!
*.Tefe, çka ban ti me ba me u çile kufini?
– kacavarem e hypi maje nji peme mos me me shkele mileti!
* Tano, si e kupton ti shprehjen “kunder rahatise personale?
– Me hyp ne biçiklete pa shale!
^ Si thu Nexho, ma mire me shefin e ri apo me ate qe iku?
– Ma mire pa shef!
* Ne rrallen per groshe, njenit i pshton nji por..
Ai mbrapa: – shitese, ketij mos ja nep, se e paska marre! 😯
Shume histori te vjetra ne kohe, por te verteta, ala sot tregohen si barcoleta.
Ne vitin 1951, kombinati i tekstileve ne Tirane, filloj te prodhoje stofin e pare shqiptar, i cili ishte i papelqyshem dhe i vrazhde.
Robaqepesi Filip Daija, i permendun per humorin e tij, del nji dite para dyqanit me nji iriq plot gjemba..dhe tuej e ferku me dore i thote:-^ Si me kene me stofin e kombinatit Stalin je mbeshtjelle!?
(0 iriq mos ha fiq, se e ke oden plot me miq) 😆😢
Nji tjeter legjende e humorit shkodran, ishte edhe Kole Tivari
Ishte robaqeoes e tifoz i gardalinave.Nji dite tuej ruejt kafazin – trapel ne Zall te Kirit, vijne dy priften me shku ne Bardhej. Prej se ishin te vjeter, me kalu lumin, Kola kaliboç i qet ne bregun tjeter. Ata i japin si shperblim dy madaja, se nuk kishin pare tjeter!..
Sapo vjen mramja, kola del prej shpise e te mejhana e pare e Gerejve, ne kry te Sarreqit, ndalet.
(Ne ate kohe, prej ketu tuej kalu pergjate Gjuhadolit e deri te Dugajte e Reja, ishin 17 mejhana )!..
Shend e vere kola sa hine te dera, pershendet pronarin, Gasper Gera dhe i tbote: – A shkojne paret qe te napin priftenat?
– Shkojne more Kole, i thote zotnija!
Athere ky, mbasi pivi dy dopjo raki te mira e pak meze per marak, dy madajat ne vend te pages ja la zotnise ne banak!..😣
(E vertete e kam ndigju prej vete Gasprit , kojshi i jem)
Ne foto: Nuk do te jeme ne Fb. per 4 – 5 dite se ndodhem ne Reykjavik (Island)
maj 2024!
Burimi/Facebook/Luke Luka


Leave a Reply