Ngado që të hedhësh sytë,tymi e flaka e bombave të luftes,po ngrihet gjithnjë e më lart.
U mësuam tashmë me luften në Ukrainë,me tragjedinë e një populli që kujtoi se mund te jetonte i pavarur,nen hundët e Rusisë perandorake.
E ushqyen me shpresen se Perëndimi do ti dilte ne krah e do ta ndalte doren e zgjatur të Rusisë.
Në fillim i hoqën armët bërthamore dhe ia dorzuan Rusisë,ja ulen aftesinë mbrojtëse dhe e lanë të rritej aq sa te mos shqetësohej cari. Ate dite qe Ukraina shikoi me larg se sa duhej e guxoi të shihte ëndrra me perendim,ariu i bardhe sulmoi.
Persa kohë,perendimi merrej me debate demokratike e diplomatike,Putini perparonte dhe pushtonte gjithnjë e më shumë territore te Ukraines se pavarur.
E ndodhur pa municionet dhe armet e nevojshme,ne pritje te një ndihme të vertetë ushtarake,Ukraina po thyhet…!
I shkruva pak rrjeshta per kete luftë të padrejtë sepse eshte derdhur shumë gjak,eshte demtuar rende ekonomia e një shteti te madh si dhe me shume se 10 milionë njerez kanë lene shtepite dhe pronat e tyre per ti ikur tmerreve dhe krimeve te luftes.
Pa u futur ne konfliktet e tjera si ai i Palestines,i Kinës me Taivanin,i Amerikes latine e deri ne Afrike,ajo qe me mundon eshte qetsia me te cilen ne,shqiptaret ne Ballkan,po percjellim luftrat qe zhvillohen ne tere boten si dhe konfliktet e tjera qe presin rradhen te ndizen gjithëandej.
Jam i shqetsuar pa cak,per armatosjen deri ne dhëmbë të Serbisë,mbështetjen qe po i jep Rusia si dhe kercenimet e vazhdueshme qe ajo po i ben Kosoves.
Jam i shqetsuar shumë per sjelljen me dy standarte te Perendimit qe per interesa te veta diskuton me detaje per Kosoven Veriore dhe çpërfill ne te gjitha anët,fatin e Kosoves Lindore;Presheven Bujanocin e Medvegjen,ku shqiptaret me te gjitha menyrat po debohen perdite.
Jam i alarmuar per forcimin e faktori rus ne ballkan,ku operojne parti dhe politikane te afirmuar me prirje te hapura proruse.
E nderkohe ne shqiptaret vazhdojmë të flëme.Na mjafton OMBRELLA E NATOS dhe kaq.
Si eshte e mundur qe ne kete atmosfere te ndezur lufte,te mos kemi ende nje mbledhje te strukturave te Keshillit të Mbrojtjes,mbledhje te dy qeverive shqiptare,stervitje te perbashketa policore-ushtarake,nje takim te perbashket te te gjithe krereve te politikes shqiptare ne rrajon per te diskutuar per probleme te sigurise kombetare ne te gjitha vendet e ballkanit perendimor.
Si eshte e mundur qe akoma ne Shqiperi nuk eshte vendosur sherbimi i detyrueshem ushtarak,si eshte e mundur qe ne raport me vendet e tjera te rrajonit jemi ne vendin e fundit sa i perket vleres qe mbrojtja kombetare zë ne buxhetin e shtetit shqiptar.?
Sa më shumë që ditet kalojnë,një provë po behet gjithnjë e më e dukshme ne Ballkan.
Sa më shumë që Putini i afrohet fitores ne Ukrainë aq më shumë kercenon Vuçiqi ne Kosovë,aq më shumë kercenojne “Politikanët e Torollakut”,aq me shumë përdridhet perendimi qe i perjeton me frike kercenimet e ariut te bardhë.
Ndonese i mbeshtetur,i monitoruar e i kontrolluar nga amerikanet,nën kërcënimin e te akuzuarve,SPAK e ka ulur shpejtesine e goditjes.
Kane kaluar shumë vjet dhe akoma nuk jane goditur kreret e krimit ne Shqiperi e nderkohë shqiptaret e kane humbur shpresen,po ikin dhe kudo e degjon refrenin renqethës,qe ky vend nuk bëhet…!
Keto ditë,Putini i eshte afruar ODESËS dhe eshte shume interesante se po keto ditë është rritur arroganca tek disa politikanë shqiptarë.
Ata janë trimëruar dhe po kercënojnë hapur Institucionet e Rendit Kushtetues.
Ka zera qe thone se nje nga gratë “më moderne”te politikes shqiptare ka deklaruar se nuk i rruhet as për Burgun dhe as per Spakun-Torollakun…!E tmerrshme por jo e papritur.
Uroj qe strukturat e drejtesise shqiptare te qethin e të rruajnë me shumë cilësi te gjithe ata politikane shqiptare qe kane nevoje,te majte e te djathte qofshin.
Ndryshe ata,të parruarit,do te kthehen ne BALASHË,do të mbajne ere e do te qelbin tërë shoqërinë shqiptare.
MOS HARRONI SE NJEREZIT E KETIJ VENDI TE BUKUR,PO IKIN…!
PO IKIN PER FAJ TË POLITIKES QE KA MBUSHUR XHEPAT DHE PER FAJ TE DREJTESISE SHQIPTARE QE NUK U A KA ZBRAZUR XHEPAT,DUKE MOS NDESHKUAR AKOMA,KRERET E HAJNISE E TE TRADHËTISË KOMBËTARE.
Dashamir Uruçi,
KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR-USHC.
Tiranë,më 20 Prill 2024.
Burimi/Facebook


Leave a Reply