Në këtë kohë të trazuar
korbi s’e reshti për asnjë çast krrokamën
e ditët thelluan gjurmët e trishtimit
vitit që rrodhi i papërsëritshëm
mbështjellë me frikë
Ah, sa njerëz mbetën vetëm…!
Le të shkojë!
Ta harrojmë!
Me vete le ta marrë këtë flamë të çmendur
bashkë me zërat ulëritës të hijeve,
çikërrimat e marrëzitë që shpirtrat trazojnë, frymët
e lotin ngrijnë mbi qepallë
perandorisë së tyre të akullt.
Pa u shqetësuar për retë kalimtare
as për zukatjen e mizave,
le të udhëtojmë planetit
sërish kurthit të jetës…
si dëshmitarë të një drite të brishtë
që diellin nxjerrin prej vetes.
Le të hedhim hapin e radhës
me shpirtin mbushur me kujtime të vjetra
e flatrat, me shpresa të reja
nën të njëjtin qiell,
për të lënë një gjurmë përjetësie,
zemrën tok me mendjen
mbështjellë në frymë mirësie.
Burimi/Facebook


Leave a Reply