Në pazarin e vjetër të dikurshëm të Shkodrës, në Bexhisten, ai si gjithë tregtarët e tjerë, kishte dyqanin e vet. Tregtonte stofna, të cilat i merrte kryesisht në Itali. Stofnat danin se ishin prej cohe të mirë, se sapo t’i prekje të krijonin atë ndjesinë e një butësie sikur të kurrizit të nji lepuri, aqsa mund të bije në dashuni menjëherë me të.
Mund të vendosje shumë shpejt me e ble nji stof të atillë, porse vonoheshe shumë me përzgjedhë ngjyrën që të pëlqente. Ngjyrat e modës në atë kohë ishin bluja dhe kafja, të cilat shfaqeshin me nuanca të përafërta, porse gjeje edhe pelhura të ngjyrave të çelta pranverore, të cilat bliheshin nga klientë të guximshëm që nuk ishin pak për at kohë.
Anipse në dyqan shegertët në kajde të rrepektit e thirshin Beg si pinjoll i bushatlive, ata e donin ma së shumti si shok për thjeshtësinë dhe mënyrën e komunikimit; për bujarinë dhe lirshmërinë që i lejonte me vepru, sikur të ishin vet ata pronarët e dyqanit tij.
Shegertët kujtojnë nji rast, i cili iu pat mbete i pashlyeshëm në kujtesë, sa arritën me e tregu gojë më gojë ndër njerëz si diçka të pazakontë ndër tregtarë.
Kur nji ditë paradite pazari, dugajës i kishte ra nji diell i bukur, e molit në lumin Buna i dukeshin anijet e ankorueme gati për më çu dhe me marrë mall nga Spliti në Itali; kur tregtia po ecte mirë për të gjithë në atë pazar, aq sa kishin fillu me u ndërtu shumë shtpija, sipas stilit Italian apo austriak në varësi me ke kishin zgjedhë me ba tregti, futet nji gru në dyaqan për me pa e ndofta edhe me ble .
Ajo nuk ishte fort e gjatë, iu soll dyqanit disa herë e me shpejtësinë e rrufesë mujti me strehu brenda veshjes së gjatë e të gjanë sajën, nji rrul stofi me pak metra në të, sa për nji veshje grash.
Shegerti i afrohet gjyshit dhe i thotë: “Zyhdi, gruja që sapo del nga dugaja, ka fsheh në rrobat e veta nji top stofi nga dyqani!”.
Gjyshi me buzëqeshjen dhe sytë e tij të zinj e t’ndritun nga mirësia, ia kthen: “Lene të shkojë. Nuk i merret fytyra nji gruaje për dy metra stof!”
Nga Denata Rroji
Gjyshi me mikun e tij Teufik Lohja
Postu dhe ne GEGNISHT
Burimi/Facebook


Leave a Reply