Nëna është pemë që çel lule të njoma në pranverë,
ndriçon një botë ajo, dhe yje ndez në hapësirë.
Nëna më mban vesh për të dëgjuar rimat e mia,
nëna që po më ndjek nga pas është dashuria.
Nëna është udhë e gjatë, në vijën time të ujit,
nëna është fryma e magjishme deri në skaj të jetës.
Nëna është hap i lehtë dhe veshi i saj i mprehtë,
nëna është balsam që shpirtin ta tret.
Nëna është dallgë që dhe gurin e shkërmon,
nëna është prush që hirohet në heshtje.
Nëna është shpirt që lë gjurmë të thella në det,
me hijen e saj të mbron nga suferinë e tufan.
Nëna është yll që ndjek një udhë të shenjtë,
nëna është thesar, fshehur në një guvë të shkretë.
Ku era e fortë humbet udhën e dot s’e arrin,
ligjin e hyjit e ka në sy dhe në zemër dashurinë.
Për nënën fort e lus Zotin, në këtë ditë të shenjtë,
i kërkoj një nder, fort t’ma përqafojë.
Dhe një puthje plot mall në faqe t’i vendos,
t’i tregojë se ia kam dhuruar unë. Pastaj do shkoj.
NB
Shkeputur nga vellimi me poezi
“Gris Perden e Vetmise”
Burimi/Facebook


Leave a Reply