~Eh, kur prej këtyre vendeve u dallgdisa?
Dhe larg ika ne shtegun e muzgjeve.
Dhimbjen mora me vete e helmin gëlltita
Vorfanjak mjeran i pa Atdhe udhve mbrrita.
.
Andërr bredh lendinave te shpia e braktisur
E këpus ndër ato lule, prej mallit të ndezun,
Një lamsh seç më shtërgon fortë në parzem
Rrjedhat e kohes na dëbuan nga ajo Razme…!
..
Përulem mbi livadhe, e loti flet shumë…
Sikur ç’do gjë për mua, ketu paska vdek
Nga ky truell, ç’do gjurmë krejt ka humb,
Hardhia, Kumbulla, Qershia, asgjë s’ka mbetë.
.
Veleçiku pranë lëndinave më falë vetmi.
A mos, dhe sot prej varrit na mallkon poeti…
At’ Fishta, që Malësisë së Madhe i thuri poezi,
për këto vise të bekume, që i lamë pas vetit?
.
Befas një za nga thellasia e zemres më thrret;
Largoje trishtimin prej plages shitueme viket
.
Unë, toka që u perbujta, pa juve jam pa zot
O ju mergimtare vendin pse po lani me lotë !
Kthenju sa ma para e shpirti me u qetsua
Trojet në harrim shkretenimi e ka mbulua.
.
Gjeto Turmalaj.
Nga vllimi poetik “Ditënetëte Jetës”
Burimi/Facebook


Leave a Reply