KOLË SUMA ose Niccolo Summa, i njohur në histori ndryshe Kolë Heqimi (Shkodër, 1765 – Venedik, 1832) ishte ndër të parët shqiptarë të laureuar për mjekësi në Venedik, mjeku personal i disa vezirëve Bushatllinj si dhe konsull nderi i Britanisë së Madhe në Shkodër në kohën e Perandorisë Osmane.
Biografia
U lind më 1765 në Shkodër, i dyti ndër tre vëllezër: Jaku i afërt me Bushatllinjtë dhe i përmendur konsull i Venedikut në Shkodër, Simoni njihet si farmacisti i parë shqiptar. I ati Mark Jak Summa përmendet që në shek. XVII ndër tregtarët më të mëdhenj që kishte Shkodra asokohe.
Kola ndoqi dhe kreu shkollimin në Itali dhe në Venedik u laureua Medicinae Doctor. Pasi u kthye në vendlindje në moshë të pjekur, u bë mjeku personal i vezirëve Ibrahim dhe më pas Mustafa Reshit Pashës. Përveç mjekësisë, pasi i vëllai Jaku ndërroi jetë më 1817, u bë konsull i Britanisë së Madhe.
Më 1820 u martua me të bijën e Kolë Gjinajt, po ashtu një familje tregtare shkodrane. Administroi pasuritë dhe tregtinë e familjes dhe me emrin e tij lidhen disa mikrotoponime në Shkodër, si livadhi i Bërdicës, prozhmi i Oblikës, shtëpia e Plumbit, vila në plazhin e Ulqinit etj. Shoqëroi vezirin Mustafa Pasha në fushatën e Vidinit të Luftës Osmano-Ruse, prej ku u kthye i lodhur dhe i mori leje konsullit të përgjithshëm britanik të shkonte për mjekime në Venedik, ku ndërroi jetë më 1832.
Ne Shkoder, rruga nga spitali mban emrin e tij.
Burimi/Derguar nga Autorja


Leave a Reply