Moj krajane n’mes t’Nju Jorkut,
Hije t’paska pala flokut,
Te ti lulet marrin eren,
N’Amerikë ke sjell pranveren.
Sytë e tu sa t’bukur janë,
Shndrisin naten kur s’ka hanë.
Për ty n’zemër m’vlon dashnia,
Mall për ty ka dhe Rumia.
Krah për krah gjithmonë me ty,
Kam me t’dasht si driten n’sy.
Me ne Kraja do t’krenohet,
Jeta jonë do t’lumturohet.
Ta jap fjalen edhe besen,
Se me ty do t’baj fejesen.
N’Amerikë ma nuk do t’rrim,
Do t’shkojmë n’Kraj ku kena shpinë.
Kur të çelin lulet n’maj,
Do ta bajmë dasmen në Krajë.
Do të marr’ unë ty për nuse,
Me bajrak e mollë të kuqe.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply