Kam lè e rrit ne rrugen e Gurakuqve .
Kur isha fmi sa here delsha ne kry te rrugices me prindt , shikoja me frigè nje gru te gjatè me tesha te zeza, floket e gjata ulun ne nji guré , me nji pal pantofla te vjetra, qe dukej qe nuk ja hedhte syte kerkujè.
Kur pyta prindt me thane qe asht e smurè. Neper mahallè fmija thoshin asht e marr mos ju afro. E une gjithmone I rrisha lerg prej friges.
Kur u bana nja 18 vjeq nisa me e pershndet disa here , por Gjinovefa nuk me pershndete mrapa.
Isha kurioz me dite dhe dita dites nisa me ju afru dhe me fole ndaj fjale me te edhe pse s’ma kthete.
Nji dite prej ditesh po shkosha ne stervitje te pallati sportit ( kisha malle ) , Vefa me del para ne kry te rrugices e me thote. Mark kah po shkon ? U habita jo veq qe me foli por ma shume qe ma diti edhe emnin.
Ne stervitje Vef ( pergjigjem)
A ke kohe me ardhe deri nelt ne shpi teme se du me te diftu diçka.
Vefa jetote te shpija e pare ne krah te djatht ne katin e dyte, ne rruge te Gurakuqve .Aty jetonin disa familje.
Po I thash.Pata pak hall a nervozizem, se di po shkova.
Tuj njit shkallat mbas Vefes ishte terr , drrasat e vjetra , era vite myk e lagshine, mrritme siper. Kishte nji dhome qe jetote me Nanen e saj Ganxhen.
Dhoma ishte rrumuje me do dyshek pal pal mlu me nji batanije ushtriet, nja dy karrige, tavoline e vogel e perdet ne pixhere .
Vefa hapi nji ark dhe nxorri nji Album fotografish jasht I vjeter por I trash dhe u ul ne karrige tuj shfletu faqet e albumit.
Me pyt Vefa , shif a pa njef kend ne keto fotografia.
Shifsha do gra e vajza alafranga me kapele, tabare te bukra , floke onde e sy bukra , edhe do burra e fmi neper te.
Neper foto ishte nji femen e gjate floket si qymyri syte te medhaj zi si futa , hunden e vogel , buzet qe edhe pse I ri I kisha lakmi, dhe e dita fill se kjo asht Vefa.
Sdita qa me I than hiq , veq e shifsha Vefen ne sy e shifsha fotot e saj disa here.
Vef I thash sa e bukur paske kene .
Prandej te thirra Mark , pata qef me ti diftu fotografit, se une skam kene gjithmone ishtu si jam ba sot.
Por hallet e jeta me kane trasformu.
Ika prej aty dhe tane kohen me rrite mendja te Vefa. Ajo vajze shkodrane e bukur yll , e krijume prej natyres shkodrane se si ishte sot.
Ma vone mesova qe arsyeja qe Vefa kishte pak probleme mendore ishte dashnia. I dashtuni I saj nuk e kishte marr dhe ajo kishte kalu ne kriza.
Kush ka jetu ne gjuhadol e ma gjanè me siguri e ka njoft Gjinovefen .
E shkruva kete tregim te vertet , vetem per ta kujtu personalisht dhe per ato qe e kane njoft , sepse te kujtosh njerzit e humbun nga historia dhe memoria e qytetit eshte vlerè.
Pamvarsisht situatave qe krijohen gjate jetes te gjate e te shkurter , Cdo njeri len mbresa ne jeten e dikuj me identitetin e tij.
Mark Deda
Burimi/shkodra-blog.blogspot.com/


Leave a Reply