Në vëmendje këto kohë, kanë qenë sidomos autorët shqiptarë që zhvillojnë krijimtarinë larg Shqipërisë (cilësimi si “shkrimtar i diasporës” për këtë kategori, s’më duket me vend), duke u rrekur kështu, të zënë vendin që u takon në lëmin e letërsisë sot.
Herë pas here në murin tim, nisur krejtësisht nga një gjykim vetjak, u kam bërë jehonë veprave të tyre(të shkruara në gjuhën shqipe ose në atë të vendit mikpritës).
Një nga këta shkrimtarë, librin e të cilit sapo e kam përfunduar së lexuari, është Artur Nuraj, që zhvillon veprimtarinë e tij këtu në Itali. Vepra titullohet “La valle dei bambini perduti” dhe është shkruar në gjuhën italiane.
Ngjarjet vendosen në Shqipëri: Tiranë 1985. Diktatura tashmë ishte në grahmat e saj të fundit, por kjo nuk përbën ndonjë risi, pasi vazhdon të mbetet si një nga mjediset e parapëlqyer të autorëve për të vendosur ngjarjet, dhe gjithashtu një nga temat më të lëvruara. Të veçantën ia jep mënyra se si autori e trajton atë, duke u futur pikërisht aty ku ajo “gatuhej”, në hetuesi. Në qendër një hetues i ri, Ludovik Lamani, të cilit i besohet një çështje vetëvrasjeje. Në pamje të parë, duket lehtësisht e zgjidhshme, por hap pas hapi, ndodhi pas ndodhie, dalin në pah të dhëna që do ta lidhin këtë akt me një vrasje, të mirëmenduar madje. Subjekti ka dhe dy linja të tjera: dashuria dhe zhdukja pa lënë gjurmë e disa fëmijëve…
Do t’ua këshilloja leximin e tij jo vetëm për kënaqësi, por edhe për të njohur autorët tanë sot. Mbi të gjitha ata që kanë ndërtuar një profil krijues, larg vendit amë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply