Tregim
E takova krejt rastësisht. Nuk kisha as pesë ditë që isha kthyer nga Greqia.Ai më pa përtej xhamave të një kkubi të inprovizuar, me një fasadë të vjetëruar që të vriste syrin dhe pa asnjë emërtim mbi derën prej llamarine të zezë. Nuk e vura re sepse isha krejtësisht i dërmuar dhe mbaja peshë biçikletën e re që solla nga mërgimi. E vetmja gjë! Ecja drejtë gomisterisë dhe ndjeja vështrimin e njerëzve mbi fytyrën time të lerosur dhe mbi diskun e pasëm, të shtrëmbëruar në trajtën e gërmës S.
-Po ku je ti?!,-thirri ai me një gjuhë të trashur nga alkooli dhe m’u hodh në qafë, pa vën re gjëndjen time dhe biçikletën e shkatërruar,-u bë gati një shekull që je zhdukur nga faqja e dheut!
M’u rëndua vetja edhe më keq. U shkëputa prej tij gati pa folur dhe vetëm atëhere ai e pikasi se ç’më kishte ndodhur. E rrëmbeu biçikletën time fatkeqe dhe e çoi vetë te gomisti. Unë thuajse kisha mbetur i palëvizur, si ai njeriu që i hiqet filli i fundit i shpresës.
-Sa të ndreqet biçikleta e pimë një kafe bashkë…
Se ç’mërmëriti më tej dhe më tërhoqi brënda klubit të vogël, ngjitur me gomisterinë. E ndoqa pas dhe befas u pështolla nga zërat e njerëzve që gumëzhinin e nga tingujt e larta të muzikës “rrok” që pëplaseshin parreshtur mbi murin me bllanga suvaje të rrëzuar ku varej pllakati “Welcome”. Mbi tryezën e tij ishte akoma gota me fërnet dhe një filxhan kafeje me buzë të trasha e me një ciflosje anash.
-Fërnet?
-Jo. Vetëm kafe.
Banakieri ishte një mesoburr i bëshëm, i shkurtër, që mezi dukej pas ekspresit të kafes.Pllakati fotografik i zmadhuar i një vajze të ulur lakuriq, mbapsht, mbi një tryezë me copë të kuqe, me kokën e kthyer nga ana e jonë, bënte një efekt joshës. Trupi i zhveshur i vajzës se ç’kishte diçka të përbashkët me trajtën e shisheve. Loroja u kthye nga unë dhe më pa me një buzëqeshje të shtirur, si për të më thënë: “Duro dhe pak”! Në se fytyra e bukuroshes në mur ishte e bardhë dhe e këndëshme, si një puhizë pranvere, fytyra e shokut tim gati nxinte e tëra, si atëherë kur dilnim nga galeria e minierës në Spaç dhe na dukeshin vetëm dhëmbët e bardhë.
Na sollën kafe dhe një gotë fërnet që e rrëkëlleu tek gota e tij e parë. E përplasi gotën boshe sa gati e theu. Pastaj m’i nguli sytë pa thënë asnjë fjalë. Hej dreq! Qënkish dita e vështrimeve bezditëse.
-“U rëzova nga biçikleta,-thashë si për t’u shfajsuar për heshtjen që na pllakosi,-Ose më mirë: më rrëzuan, më përplasën në asfalt. Ishte një autoveturë me targën e Dibrës. Ndodhi krejt papritur. Ashtu i shtrirë siç isha mbi asfaltin e lagur ndjeva se më vështronte turma e njerëzve dhe m’u duk vetja sikur kisha bërë ndonjë turp. U ngrita si i mpirë gjysëm i trullosur…Një i panjohur më hodhi dorën në sup..”U vrave”?,-më tha. Nuk isha në gjëndje që t’i përgjigjsha se më therri në zemër pamja e llahtarshme e biçikletës së re. E mora në krah dhe eca duke çaluar. Nuk duroja dot vështrimin e tyre, më kupton?”
Loroja ktheu gotën me fërnet e më vështroi ngultas, sikur të bënte pjesë edhe ai në turmën e njerëzve pa takt e të yshtur nga kërshëria…
-Ti ke qenë atje?….Në G…
-Po.
Loroja shtrëngoi gotën me gishta dhe e anoi pak anash. Buzët i nxorri para, duke shtrënguar dhëmbët… Se si pësoi kështu një shfytyrim të menjëhershëm.
E përfytyrova rishtazi me kapotën e murme të burgut, atje në Spaç, ku edhe telat me gjëmba, edhe natyra dukeshin sikur u shtrëngonin fytyn njerëzve. Ishte qershor dhe ndjenim akoma të ftohtë. Rrezet e diellit sikur vinin nga një galaktikë tjetër në atë gropë të majëmaleve të veriut. Ishte një ditë pa jetë, si vetë jeta jonë pa diell.
-Ç’e keqe të ka zënë akoma, more Loro?!
A u shkund i tëri. Zgavrat e syve iu hapën lemerishëm…
-Më e keqe nga skëterra që hoqëm. Me iku gruaja me një qenë! Më braktisi ajo qene, më braktisi!…
Për një çast vështrimi i tij i egër u drejtua nga pllakati i vajzës lakuriqe. Mua, nga habia që ndjeva, se si më shpëtoi nga goja emri i së shoqes…
-Mos!,-klithi ai dhe dufi i egërsisë së tij m’u përplas në fytyrë,-Mos i’a përmend emrin!
Shtrëngoi përsëri gotën e unë prisja që ajo të pëlciste.
-Më falë, nuk dija gjë.
-Po. E nga ta dije ti? Ti ishje atje, në Greqi. Dhe ajo Greqinë zgjodhi. U martua me një grek, me ndonjë Stavraqis…Ja çova grekut, ja, me këto duar “gruan time”
Shtanga.Kafeja më mbeti në fyt.
-“Ç’farë budallai paskam qenë!,-vazhdoi ai me po atë duf hidhërimi që po i zinte fytin. –A e dinë? Shoqata më zgjodhi mua për organizimin e eskursionit në Greqi, si ish i burgosur politik dhe unë i miri…unë idioti…unë njeriu me brirë në ballë…unë Jezu Krishti me ungjill nën sqeturll, vajta e i’u luta kryetarit tënë që në vëndin tim të shkonte ajo, gruaja ime. Kush tjetër mund ta bënte një gjë të tillë? Hë pra, fol? A nuk jam unë tani një Krisht i përbuzur?!
Nuk dija si t’i përgjigjesha. Fytyrae tij u bë më e zezë se fërneti, duke më sjellur një kutërbim që nuk mund ta duroja.
-“E pra, e bëra unë dhe ajo “më vur brirët!”, Nuk pyeti as për mua e as për vajzën e vogël. Adhurimi i njeriut duhet të ketë një kufi. Idealizimi i gruas është vetëvrasje.Dashuria ime-,e tëra e virgjër,-që u grumbullua në ato vite boshllëku të tmerrshëm, iu dhurua një qenieje pa shpirt. Kjo gjë më lëndoi, o njeri, më dërmoi krejt!”
Tek fliste me atë ton të dhimbshëm, m’u rishfaq fytyra e lëmuar ovale, me xigomatikë të dukshme e plot hir të gruas së tij. Flokët i kishte të gjata, të zeza, në harmoni me sytë e zinjë. Çdo gjë tek ajo dukej e bukur,e butë, e freskët. Edhe kur të jepte dorën se ç’ndjeje një drithërim të lehtë. E befas m’u bë e largët, e ftohtë. Sytë i’u akulluan dhe dora aq e ngrohtë e saj u shndërua në një gjymtyrë metalike. I shkreti Loro! Tek ishte ashtu i pikëlluar, m’u duk rishtaz si i veshur me uniformën e burgut, i ldhur kokë e këmbë nga koha e gjatë brënda telave me gjëmba. Fytyra iu mavijos e koka i ra nbi supe si e prerë me shpatë. Damarët e duarve i’u tendosën mbi gotë me aq forcë sa, për pak u dëgjua krisma e qelqit. Fërneti izi u përzie me një curila gjaku. E vështroja pa i folur dhe pa e ndaluar të vepronte kësisoj. Vetëm kur ngriti kryet vura re një pikë loti që i’u rrukullisë poshtë syrit të djathtë e i’u bulëzua në cepin e buzës si një pikë e ngrirë.Askush nuk kishte mundur të vërente lot tek ky burrë,as kur hekurat i’a shtrëngonin duart për vdekje në hetuesi dhe ndjente kërcitjen e kockave e as kur e fusnin në qelinë me ujë, në acarin e dimrit, për ta bërë edhe gjumin në këmbë!
-Nënë, moj nëne!-mërmëriti me një zë të thekshëm,-Ç’bëri kurva me një qen!
Ç’mund t’i thosha këtij njeriu?Asnjë fjalë nuk mund ta ngushëllonte, veç heshtja. I shtrëngova leht krahun, si për ta përmbajtur, por ai e largoi me forcë…
Më errdhi fare pranë, rrishtazi, fytyra e saj, paksa e mjergulluar, po gjithmonë e bukur, si përtej një xhami prej kristali. Pastaj m’u bë më e afërt, më e bukur, si atë ditë kur vajta për t’u uruar martesën në dhomën e tyre të varfër, me një tryezë në mes e dy karige, me një raft të vjetër në mur të mbushur me libra e me një kanape që hapej e mbyllej. Sikur stononin dukshëm enët e vëna në dritare. Atëhetre ajo u skuq nga prania ime dhe si gjithmonë nuk e largoi dorën e saj të butë nga dora ime, duke më bërë të dridhesha për një çast e ta humbisja toruan. Lashë mbi tryezën pa mbulesë tufën me lule dhe tortën e shpreha kënaqësinë time për jetën e re që do të bënin…
-“E ç’jetë është kjo,-më ndërpreu ajo me kaqardhje,-S’kemi nga vijmë rrotull…Ç’do gjë tek ne është e zhveshur, e thatë. Atje mungon perdja. E, mbi të gjitha tryeza jonë tepër e varfër,-tha ajo e trishtuar dhe e ndërpreu të folurën, duke shtënguar buzët e trasha e duke e nxjerrë pak jashtë buzën e poshme…As krevat për të fjetur nuk kemi, merre me mëndje…
Loroja ju afrua pranë duke qeshur dhe po e shihte tërë kënaqësi, tek ligjëronte ashtu. Po mua nuk më kishte ardhur mirë që e nisi me këto ankesa…Edhe ai shtrëngim buzësh-buzë të vërteta seksi-, m’u dukën tepër të rrezikshme për të ardhmen e tyre të përbshkët. Ajo hodhi anash tufën e zezë të flokëve, me një lëvizje nervoze të kokës e u drejtua nga bufeja e stilit të vjetër që mbahej akoma si relike dhe sytë, pa dashur më shkuan mbo këllqet e saj të bëshme, mbi kofshët e plota e të drejta, Qysh atë ditë ndjeva një pasiguri në jetën e tyre të porsafilluar, një si plasarritje në gotën e kristalit. Afshi i ngrohtë i gruas së tij të re, e kishte dehur aq shumë Loron, sa që nuk kishte pyetur as për të kaluarën e saj e as për tekat e karakterin që kishte. Le të ishte një mister ajo grua,ashu si e kishte ëndëruar në qeli, mjaftonte të ishte grua e ta kënaqte me voluptivitetin e saj…
Hodha sytë nga miku im i mbyllur në një rreth vicioz, me dorën e tij mbi ballë dhe brrylin mbështetur mbi tryezën e lagur. Buzët e saj plot seks, paksa të enjtura nga epshi ndjellës, i lakmonte tani tjetërkush, diku në Janinë, Selanik apo Athinë.Ajo mund të ketë zën vënd në derën e një hoteli të vogël të rrugicave të “Omonies”, si atëhera kur kalova nga ajo rrugica që të nxjerr përpara”Akademisë”dhe një vajzë e re, me gjoksin gjysëm të hapur, mbështetur në njerin sup tek prevazi i derës, me këmbë të kryqëzuara si gërshërë nën fundin e ngushtë prej lëkure, ma dha atë shënjë joshëse që të shkoja me të kundrjt një shpëdblimi sa një ditë pune prej argati! Apo ndoshta mund të ketë “mbushur” përkohësisht krevatin e ndonjë Xanetaqi apo të atij Stavraqesit, që përmënd Loroja. S’ishte çudi që edhe lajmi i martesës së saj të mos ishte i vërtetë. Ishte e njëjta gjë: braktisje, ikje…ashtu siç bënë edhe të tjera para saj, të shtrënguara nga shkatërrimi, varfëria e tmerrëshme. A nuk qenë shqiptare ato dy vajzat e reja në rrugicën poshte “Sheshit Omonia” në Athinë që m’u vardisën tek po ecja i “ngarkuar” me hallet e mia, qoftë edhe për tre mijë dhrahmi, bile edhe më pak?! Ato kishin zgjedhur një profesion të tiIIë për të mbijetuar. U çlirova prej atyre që mu varën në qafë të lakuara e tër epsh, në trotuarin e “stadjumit” po ay, me plot njerëz indiferentë, duke shtuar kështu edhe frikën e Sidës që ishte përhapur e kthyer tanimë në një “fantazmë”të kundondodhr?!
-Nënë, moj nënë, ç’bëri kurva me një qen!
Zëri i tij doli si një vajtim nga thellësia e shpirtit dhe sytë u ngulën pa dashur nga pllakati i vajzës lakuriqe me bythët nga ana jonë.E befas dorae tij e rënd ra mbi qafën time….
-“Më ke dashur…E di…Aty në Spaç, hanim në një tas alumini atë supën e mallkuar.Dhe lugët i kemi pastruar me copa letrash nga të gazetave dhe i vinim në brez me kujdes të madh…Këtë punë e bënim tre herë në ditë..Kapotën e murme se hoqëm dot mga trupi tërë vitin, ashtu si nuk mund të shkëputeshim nga vështrimi i kapterit…Emegjithatë besonim se një ditë…Më fal…Mos të mërzita ,vallë?Se ti ke qenë një vit tek ai Stvvraqisi i mallkuar.
-“Loro, eja dalimqë këndej…Mblidhe veten.Ti vetëm se shpëtove prej saj. Ajo ka humbur e jo ti!
-“S’ke pse më ngushëllon.S’ka gjë më të rëndë se kur të vrasin besimin.Unë besoja tek ajo si në një perëndi. E përcolla gjer në Kakavijë bashkë me vajzën tre vjeçe. Ndarja u bë aq e shpejtë, saqë nuk thamë asnjë fjalë e nuk mundëm as…
Banakieri i shkurtër nisi të mbledhi pa zë coprat e gotës dhe fshiu tryezën me një leckë të pastër
-“Vajza e vogël, -vazhdoi rrëfimin Loroja,-e ndoqi pas të jëmën, gjer te kloni grek, duke qarë me ngashërim, sikur ta dinte se do të ndahej përjet prej saj. E përqafoi dhe një herë pa i fshirë lotët me doçkat e saj të vogëla. Kjo ishte ndarja e fundit që e shkëputi nga krahërori i saj.Më kupton? Eshkëputi nga zëmra! Në fytyrën e saj vura re diçka të pakuptueshme….Dhe asnjë lot! Asnjë ofshanmje! Sytë e asaj gruaje sikur mbetën pas një tisi të hollë mejegulle e u bënë të hirtë. Autobuzi u nis dhe ,pas pak, ajo ishte në tokën greke, matanë telave me gjëmba…O ZOT! Gjithmonë na merr diçka nga jeta ky teli me gjëmba!”
Kaloi dorën e majtë mbi sy dhe e vari poshtë mbi buzë. Loti i ishte tharë
Te dera u duk gomisti me një fytyrë të qeshur
-“Loro! Biçikletën e ke gati! Dhe shiko: Mos u rrëzo më!”
( Marë nga libri im i parë me tregime “VDEKJA E MJELMËS”. Sh.B.”N.Frashëri”. Tiranë 1965)
Burimi/Facebook


Leave a Reply