Qemal Draçini lindi ne Shkodër me 6 mars 1922 ne nji familje shkodrane. Ishte i pari i gjashte fmijve te Kasemit dhe Sanijes. U cilsu qysh ne fmijni si i ndjeshem ndaj padrejtsive shoqnore. Qysh ne moshen 16 vjeçare njef burgun, në Mbreshtan të Beratit, për arsye politike. Aso kohe, i mahnitun prej ideve te reja, u lidh me Qemal Stafen, bashkë me të cilin perfundoi edhe ne atë burg, ku do t’shijonte torturat të cilat do t’i merrshin jetën vetëm 10 vjet ma vonë. < < Ishte dritë, kerkonte dritë, prandaj e shuan ata që donin terrin. > >- shkruen ne librin kushtu Qemalit, Enveri, vllau i Qemalit ;“Qemal Draçini-njeriu, intelektuali, martiri”te Nexhmi Bushatit. Qemali, në jetën e tij të shkurtueme prej kriminelave te kuq, prej 25 vjetesh, ka lanë nji thesar letraro-politik dhe artistik. Sidomos nëpërmjet kujtimeve të tij në “fletoret”ditare , ku pasqyrohet kjo jetë intensive. Mbas pushtimit te Shqipnise prej Italisë, t’burgosunit e Mbreshtanit lirohen dhe Qemali kthehet pranë familjes, ku vazhdon me ndjek msimet e nderpreme në Liceun e Shkodrës. Asht nji periudhë e dendun dhe e mbushun me botime në shtypin lokal me pseudonimet Malseni ose Imperitus. Ne vitin 1940 kur vdiq Poeti i madh AT Gjergj Fishta , e percolli me lule ne duer i piklluem shpirtnisht deri në banesën e fundit sepse e deshti pa hile . Por edhe Poeti kah ana e Tij, sa ishte gjallë tregoi ngrohtesi dhe miqsi ndaj Qemalit te ri. Kur e paten prezentu Qemalin te Poeti, ky i fundit kishte shperthy ne nji gaz te çilter: < < Po a ti kenke Malseni, a? > > Para Poetit qendronte nji adoleshent 16 vjeçar që e kishte njofte ma pare si Malseni nëpërmjet shkrimeve që i kishin pelqy, e tash po njifte njeriun, te cilit i dhuroi nji kopje të “Lahuta e Malsise”me dedikim ne faqen e pare, qe citon: “P.T. Malsenit! Sa t’kesh hapin, mate vrapin! A.Gj. Fishta, O.F.M.”Ende student në shkollen e mesme, shkruen romanin e pare, “Rrugash”tema e te cilit i dedikohet femnave te mërtisuna shqiptare. Ne vitin 1941 asht student në universitetin e Firences, nji jete e njeshun me studime dhe perkthime autoresh si Dostojevski, Benedetto Croce etj. Ditaret e tij jane të mbushun me citate autoresh të kalibrit botnor, gja që difton erudicionin e vërtetë në nji moshe aq të re. Në korrik të vitit 1943, kthehet prej Italise, dhe pak muej ma vone realizon nji anderr të tij të përhershme: bashkë me avokatin e ri Myzafer Pipa krijon revisten “Fryma”. Aty shkruen me emnin e tij dhe me pseudonimin “Genc Valbona”, dhe reçensionet e botimeve te reja i firmos me inicialet I-i, Alni, Qedra. Vetë kryente rolin e redaktorit, kryeredaktorit dhe korrektorit. Me 1945 jep msim si msues letërsije dhe drejtësije në Liceun e Shkodres, e në Institutin “Donika Kastrioti.”Me pasion te rrallë i vehet punës dhe mbush me shkrimin e tij të imte me qindra faqe për leksionet e vehta. Nxansit e tij flasin me mallengjim për komentet dhe analizat letrare-artistike te profesor Draçinit. Krahas ksaj veprimtarije të dendun didaktike, bashkë me Zef Zorben themelojne te parin grup teatral të Shkodrës të mbas çlirimit, natyrisht me diletantë të ndryshëm dhe vejne në skene “Bujtina e të varfënve”e Gorkit, “Pertej horizontit”e O.Neil, tuj u mundu me pasunu kroniken e varfën kulturore të asaj kohe në Shkoder e Tirane. Qysh në pranveren e 1946 punoi intensivisht per perpilimin e teksteve të reja të letërsisë për shkollat e mesme, prane Ministrise te Arsimit, bashke me A. Xhuvanin dhe S.Spassen. Vetëm nji dite mbasi kishte perfundu punën kolosale, në shtator të 1946 arrestohet. Pse? Pse i kushtoi Atdheut e Kombit rinine e tij? Nuk ishte nji “keqkuptim”, por nji djallzi e planifikueme me vetdije kriminale. Për ma shum se nji vit, do t’provonte torturat çnjerzore nëpër birucat e sigurimit, për të dalë prej atje kufomë, vetem 25 vjeç! Tetor 1946. Nji dite vjeshte me shi, kur drita ende nuk e kishte zhdavarite terrin kobzi të natës, dikush pa në gjyserrsine të agimit, nji trup të vdekun me fanelle të skuqun, që tundej në nji karroce plehu, e tërhequn nga nji kale, kah çinaret matane vorreve katolike, atje te gropa e përbashkët! Jetoi pak, por t’paktë e jetuen jetën aq intensivisht si Ai. Ia kputën jeten në gonxhe të porsa çelun, pse qe luftetar për jetën e nuk pranoi qenien e shprishun, shpirtin e molisun siç e dojshin “jonjerzit”. Dhe sot, kur njeriu përfytyron në njenen anë këtë personalitet njerzor dhe në anën tjetër, kafshët e neveritshme që ende i kena përballë, të vjen të bërtasish. Megjithëse fjalët nuk kanë forcë të shprehin dufin e mbrendshëm që përvlon, e at-here buzët shtërngohen revoltueshëm e pëshpërisin atë vargun e Poetit; “O Perendi, a ndjeve!?…”Ai djalosh 16 vjeçar, kur vdiq Migjeni, me pseudonimin “Malseni”firmosi artikullin e vet “Ne cungim të flatrave të letërsisë sonë”. Por për vetë atë, askush “s’arriti të shkruente.”Nji shkendije e zjarrte në qiellin e errët shqiptar u grimcue dhe xixat me mijra ranë mbi tokë.”Po xixat jetuen xhelozisht të fshehuna në zemrat e shumë njerëzve. (P.s. Sa ma siper, shkrimi asht i jemi, i bazuem në parathanijen e librit të Nezhmi Bushatit; Qemal Draçini- njeriu, intelektuali, martiri) Shkruen Ahmet Bushati në librin e tij: “Në gjurmët e nji ditari”- për Qemalin;
< < Unë due të besoj se as sot nuk u kanë dalë mendjet ish-bashknxanesve të mij shpjegimet elokuente e gjithë frymzim e fantazi, të ish profesorit tone, Qemal Draçinit, përmes të cileve, ne do të na u dukte se po shifshim me emocion hapjen e magjishme të botëve të reja. Kush si Qemal Draçini, do të pikllonte nji klase të tanë nxansit , kur të interpretonte me aq ndjenje e dhimbje poezitë e fatkeqit Leopardi?! Kush si Qemal Draçini do të ndizej flakë, ndërsa u përpiqte të shpjegonte dramën shpirtnore të Hamletit, sa të fyem, aq edhe të dhimbshëm, aq sa të na dukej se edhe ai vetë po i vuente sinqerisht ato momente?! Po kur na fliste për Volterin e veprën e tij, i rrëmbyem siç ishte prej sarkazmës së tij inteligjente, ai, si të donte me marrë edhe pohimin tonë për sa kishte shpjegu pak ma parë, do të na vinte bankë për bankë me nji portret të zmadhuem të tij në nji faqe të plotë antologjije franceze e me nji shprehje të ndezun simpatije për të e të na pyeste: “A nuk ju duket edhe ju se deri edhe balli i tij flet e qeshë tuj u tallë? Shikojeni, shikojeni mirë!”Po kur të recitonte Lauren e Petrarkes, a nuk do të gjente për shpjegimin e asaj poezije pikërisht ato nota delikate e të paqta, që si të thuesh edhe vetë Petrarka do t’i dishronte për Lauren e tij?! I tillë ishte profesori i jone i letërsisë, Qemal Draçini.>>
Burimi/Facebook/Pro Gegnia


Leave a Reply