E nxitur edhe nga Denata Rroji e cila na fton qe me rastin e 7 marsit te shkrujame për mësuesit tanë po postoj një histori të shkollës së parë shqipe femërore në qytetin e Shkodrës që pak edhe nga arsimtarët e sotëm nuk e dijnë por që duhet ta dijnë . Këtu due me shtrue një problem që e kam shtruar edhe në librin “Bijat e Rozafës -gra të shquara të hapësirës shkodrane” por edhe në Fjalorin Enciklopedik të hapësirës shkodrane” se cila është shkolla e parë femërore në Shqipëri. Sipas historisë e hartuar gjatë kohës të sistemit të diktaturës si shkollë e parë femërore në Shqipëri njihet shkolla e vashave e ngritur nga motrat Qiriazi në Korçë në vitin 1891.
Mirpo një shkodrane e nderuar, Kushe Micja hap të parën shkollë femërore private dhe laike që në vitin 1862 datë kjo, e nxjerrë në bazë të dhënave të reja nga një studim i bërë nga Mikel Prenushi, Lec Çoba mbas studimit të Tom Gjyshes. 10 vjet më vonë 1873 -74 e hap një shkollë femërore Tina Nika, një nxënëse e shkelqyer e shkollës së Kushe Micës. Pra i takon që shkolla e parë femërore në Shkodër e Kushe Micës është hapur 19 vjet para asaj të motrave Qiriazi në Korçë. Tash shtrohet për diskutim: Ku janë institucionet arsimore të vendit, studiuesit shkodranë të fushës së arsimit që nuk e kanë shtruar këtë problem për zgjidhje. Pse nuk vihen në vend këto padrejtësi ndaj Shkodrës, historisë saj dhe kontributit të parë të dhënë për arsimin?. Po autoritetet lokale pse qëndrojnë pasiv kur në lagjen Serreq ka qenë edhe pllaka përkujtimore për këtë shkollë dhe sot nuk është . Vendi ku u hap shkolla e parë femërore duhet të ishte Muzeumi i arsimit në Shkodër.. Ne nuk do arrijmë të jemi popull i kulturuar nëqoftëse nuk e shkruajmë drejt historinë duke e ndryshuar për interesa të ndryshme politike, krahinore apo ndonjë qëllim tjetër ku Shkodren duhej ta mbanin nën një presion të vazhdueshëm që të mos jetë e para në të gjithë aktivitete kulturore dhe dhe arsimore.
Po kush ishte Kushe Micja dhe shkolla e saj?
Kushe Micja lindi në Shkodër rreth viteve 1822. Nga studimet e fundit nuk dihet ekzaktësisht vendi i lindjes,por ajo njihej prej të gjithëve me origjinë të hershme shkodrane.Kishte mbaruar një shkollë që e kishte hapur një italjan Shjor Mark Rebeskini në Shkodër në vitin 1855..Sipas Fatmira Musaj një grup prej 11 vajzash nga Shkodra dhe Dukagjini së bashku me Kushe Micën,Tome Radojën,Tereze Bërdicën dhe Tinën e Nikës kryen një kurs dyvjeçar në shkollën Stigmatine në Portiko të Firencës.Ato pasi u kthyen patën bagazhin e mjaftueshëm për të hapur shkollat e para femërore shqipe.Kusha zotëronte italishten dhe frëngjishten në një nivel të mjaftueshëm intelektual për një femër të asaj kohe.Shkolla që hapi Kushja ishte shkollë private femërore me ndertesë në shtëpinë e saj ,në rrugën Vasiej në Serreq. Si ndihmëse ajo pati dhe një mësuese tjetër Tereza Bërdicën.Në këtë shkollë në një kohë mësonin 50 vajza të moshave të ndryshme nga 9-14 vjeç me shkallë diturie të ndryshme në dy klasa kolektive dhe përdorej alfabeti tradicional i veriut.(7)Mësimi fillonte nga ora 8-2 paradreke duke vazhduar mbasdreke me mësimin e këngës dhe punës së dorës.Lëndët mësimore ishin :1.Shkrim, 2.Këndim, 3.Numratore ,4.Vizatim, 5.Këngë, 6.Punë dore.Shkrimi bëhej shqip duke ndjekur një metodologji të vehten në mënyrë që ai të kapësh sa më shpejt dhe sa më mirë nga nxënëset.Të njëjtën metodë përdorte dhe në këndimin e gërmave.Në studimin e Tom Gjyshes,për këtë figurë të shquar të arsimit femëror shkodran do të lexojmë: “Kusha pat kujdes që tu mësonte nxënësve që të shkruajnë që nga fillimi me bojë të pastër dhe me një shkrim të bukur.Kjo vertetohet nga një fletore e vjetër që kam që koha 90 vjeçare s’ka muejtë me zhdukë shkrimin e bukur dhe të pastër të një nxënësje të Kushes.Asht interesant me pa në ktë fletore plot vjersha se si mbas çdo vjershe asht ba një vizatim figurativ,ku paraqiten zogj,zemra,lule të ndryshme etj.”
Numratorja e shkollës së Kushes përmblidhte katër veprimet e thjeshta matematike: mbledhje, zbritje, shumëzim dhe pjestim. Një rëndësi në shkollën e vajzave ajo i vuri punës së dorës duke ditur se femra nga natyra është e prirë nga ky aktivitet, për tu përgatitur për të ardhmen e saj.Kështu ajo u mësonte nxënëseve të saj, nxjerrjen e modeleve që shërbenin si bazë e qëndisive të ndryshme.Këto orë zhvilloheshin mbas dreke ku vajzat qëndisnin çarçafë, bluza, mbulesa e tj.Një nga orët më të këndëshme ishin ato të këngës ku vajzat të mbledhura tok recitonin vjersha dhe këndonin këngë popullore shkodrane.Në oborrin dhe bahçen e kësaj shkolle Kusha përgatiste nxënëset e veta për njohuritë praktike bujqësore në mbjelljen dhe kujdesin ndaj luleve,zarzavateve dhe pemëve.
Lista e nxenëseve që kanë qënë në këtë shkollë të shkruar nga dora e Kushe Micës, ruhet deri në ditët e sotme.Shumë nga nxënëset e kësaj shkolle kanë vdekur duke lënë si kujtime të herëshme disa relike si një copë fletore, ndonjë vizatim ose qëndisi që ndonjë familjar ka patur kujdesin t’i ruajë. Studimet treguan se këto dy mësuese të zellshme kanë mbajtur një dokumentacion të rregullt të shkollës në drejtim të rregjistrimit, frekuntimit dhe përparimit ,duke e vënë shkollën në baza të mira organizative.Numuri i nxënësve sipas analizave varioi nga 86 në vitin 1865 deri më 114(së bashku me nxënëset e shkollës së Tina Nikës)në vitin 1896.Kushja dha mësim në këtë shkollë deri në vitin 1897 pra për afro 35 vjet.Ajo vdiq më 1902 në moshën 82 vjeçare.Mësuesja tjeter Tereze Berdica u largua më 1889 për të punuar në një azil italjan.Deri vonë para ndërtimit të disa godinave sipas planit rregullues,në derën e shtëpisë të kësaj shkolle ka qënë një pllakë përkujtimore në nderim të shkollës së parë femërore.
Shkolla e Kushe Micës si institucioni i parë femëror në Shkodër u bë një vatër mësimi dhe edukimi ku bëhej një përgatitje e gjithanshme në gjuhën shqipe, me njohuri të mjaftueshme për kohën të shumë vajzave shkodrane, duke u dhënë mundësi për një zhvillim të mentalitetit, të kulturës si dhe shprehive teorike dhe praktike.
10 vjet më vonë Tina Nika, një nxënëse e shkëlqyer e shkollës së Kushe Micës, në vitin shkollor 1873-74, hap një shkollë tjetër private për vajzat shkodrane ku numuri i tyre rritet në mënyrë të konsiderueshme.Shkolla ishte pa pagesë, përveç një diçkaje të papërfillshme. Nga viti 1881 një ndihmë në këtë rast jep dhe konsullata Austriake. Në këtë shkollë kryesisht me profil punë dore kishte afërsisht 50 nxënëse që ishin të varfëra dhe që nuk ndiqnin shkollën italjane(hapja e shkollës Motrave Stigmatine më 1879 i dëmtoi këto shkolla përsa i përket frekuentimit)Tinën e ndihmoi shumë dhe motra Gjyste.Tina e mbajti shkollën e saj për 15 vjet.Më 1920 i kërkoi ndihma Ministrisë Arsimit në Tiranë për ta mbajtur shkollën por këto nuk ju dhanë.Vdiq më 29 mars 1924.
Këto shkolla nuk qenë shkolla fetare,por shkollat e para shqipe të qytetit tonë, me një program mësimor të mirefilltë që pavarësisht nga aftësia e kufizuar e nivelit pedagogjik,luajtën një rol shumë të madh në edukimin patriotik të nxënëseve,duke u bërë kështu vatrat e para të dijes dhe përparimit të femrës shkodrane.
Burimi/Facebook


Leave a Reply