Ç’je ti, pra, që arrin me përmbajt në vedi të gjitha fuqitë e natyrës? Prej teje, frikacaku bahet shpeshherë hero, injoranti i ditun, burri hijerandë e serioz nji fmi….
dhe vasha e brishtë që dridhet edhe prej zhurmës ma të vogël të natës mëson prej teje si me u përballë me vdekjen me trimni e mos ju trembë syni nga varri i ftohtë! Ç’je ti pra, fëmi lozonjar e mizor që ne e quajmë dashuni…Pashko Vasa- romani Bardha e Temalit
Pêr ata që nuk e kanë lexu të marrin nji shije nga ky Roman , për ata që e kanë lexu ta risjellin n’ kujtesë shijen e bukur që ju ka lanë ky lexim.
Bardha e Temalit – Pashko Vasa
“Bardha e Temalit” asht nji roman i shkrujtun në gjuhën franceze nga Pashko Vasa, të cilin e botoi në Paris me pseudonimin Albanus Albano. Edhe pse vepra e Vasës nuk asht shkru në shqip, ajo mbahet si romani ma i parë me temë shqiptare, i shkrum nga nji shqiptar.
Në këtë roman vihet re paqyrimi me realizëm i jetës, si dhe qëndrimet me elemente të kritikës ndaj shoqërnsë patriakale mbështetun në ligjësitë e Kanunit. Nga ana tjetër, autori nxjerr në pah qëllimin dhe nevojën për reformim të rolit të grus në shoqninë shqiptare.
Romani asht bazu në nji ngjarje të vertetë ndodhun në Shkodrën e vitit 1842.
Përmbajtja
Protagonistja, Bardha, vajza e nji familjeje të pasun katolike martohet kundër dëshirës saj me Lulin, djalin e nji familjeje të pasun bajraktarësh.
Kthimi në Shkodër e ban të mundun takimin (njohjen) me Aradin, 17 vjeçarin, të cilit i pëlqente me studiu, e donte letërsinë, gjuhët e huaja, etj. Njihte autorë italiane si: Petrarka. Shpirti i tij ishte romantik e plot fantazi. Aradi vihej në tallje për shpirtin e tij poetik nga Sulejman Cafi.
Pas shumë provokimesh, edhe pse nuk donte me u përfshi në vrasje, kodi i nderit e parashikon nji gja të tillë, e kshu Aradi vret Sulejmanin.
Nga ana tjetêr, Bardha i rrëfen nanës saj trishtimin që ajo kishte në shpirt, pasi i shoqi nuk e do, as e përfill e për këtë shkak kishte dëshirë me e lanë. Por nana njihte zakonet, e dinte qê ato nuk theheshin, veç pranoheshin, e kshu I kujton t’ bijes detyrimet e Kanunit dhe e paralajmëron për pasojat.
Gruaja s’ mund ti kundêrvihej martesës, as të linte të shoqin.Martesa nuk mund të zgjidhej sipas Kodit të Kanunit. Familja e Bardhês kishte pranu, unazën e fejesës, e cila përbahej prej bakrit, apo argjendit dhe lidhte fatin e djalit me vajzën, derisa burri të ishte gjallë.
Fundi i romanit asht tragjik. Bardha vritet në gjumë.
Nga Denata Rroji
Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply