Problemi në Shqipëri dhe Kosovë nuk është që njerëzit dinë shumë pak për konceptin “siguri”, por fakti që dinë shumë gjëra që nuk qëndrojnë dhe nuk garantojnë sigurinë e jetës së tyre.
Planifikimin e sigurisë mund ta bëjmë sipas koncepteve doktrinare më të mira, por në mjedisin shqiptar lidershipi politik dhe ushtarak nuk mund të shmangin veprimin e ndarjes që ka ndodhur midis “unit” dhe interesit kolektiv.
Kanë ndodhur dhe po ndryshon çdo ditë struktura e mendimit, vetë struktura e mjedisit social dhe urban.
Kush mendon sot në hapësirën shqiptare se vendi mund të përballet me situatë luftarake dhe nga mund t’i vijnë rreziqet pa përjashtuar dhe atë ushtarak?
Sot struktura dhe përmbajtja e Sigurisë ka realizuar një shkëputje nga ndryshimi i qenies në kohë, por shumë pak ndryshon në lidhjen shkakësore të kërcënimeve dhe rreziqeve, si prurje e pritshmëri nga situatat e zonave “të nxehta”, atje ku përplasen interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të shteteve më të fuqishme, qofshin larg apo afër hapësirës shqiptare.
Të jemi të kthjellët dhe të mirë-orientuar në një situatë tejet të rrezikshme , e cila ka në objektiv jetën dhe pasurinë tonë.
Hyzri Salihu
Siguria Kombtare
01.02.2024
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply