
“Kushtuar Hafize Leskovikut
Artistes së madhe Shqiptare
Mërgoi dhe vdiq në Stamboll”
Vënë jetë e shkurtër, mbi udhën e gjatë,
Njomet zhur i djegur, me lotin e ngratë.
Rrotë e arabasë, po qan me lëngatë,
Tutje po çon diellin, prapa po lë natë.
Oh ky dhé i huaj, këngën jo, s’ta qas,
Trupi të shkon tutje, zëri jehon pas.
Kraharor i gjorë, gjëmon me tallaz,
Seç i mbajtka iso, vaji arabasë.
“Ç’ke moj araba, ç’ke të keqen-ë!
Punët, që ne kemi, do të ndreqen-ë
Xhan të keqen-ë, xhan moj araba!
Hallet, që ne kemi, qënkan të mëdha”.
Ç’pati që pushoi erë e Grebenesë?!
Po dëgjoka zënë, zënë e Hafizesë,
Oh kjo këngë e saja, kujt i ra në pjesë?!
Xhanin do ja ngjallë, shpirtin do ja vdesë!
Leskovik i mallit, më mbushe me brëngë,
Ti më fale derte, unë të fala këngë.
Trëndafilë e zemrës, ta shkulën me rrënjë,
Në saksi Stambolli, ta mbollën për shënjë.
“Ç’ke moj araba, ç’ke të keqen-ë?!
Punët, që ne kemi, do të ndreqen-ë.
Xhan të keqen-ë, xhan moj araba!
Hallet, që ne kemi, qënkan të mëdha”
Foto web
Burimi/Facebook
Burimi/


Leave a Reply