Nga Skënder Sadri KAPITI
Një shkrim me anë të të cilit i ftoj në debat të gjithë ata që kanë këndvështrim ndryshe nga ky i imi.
Albin Kurti me qeverisjen e tij dhe me vendimmarrjet e tij në zbatim me besnikëri dhe me përgjegjshmëri të Ligjit e Kushtetutës po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediat mercenare e të shitura dhe korrupsionin.
E gjithë politika dhe qeverisja e Kurtit verteton se ai po tregohet një burrështetas i vërtetë, si një një aktor dhe strateg aktual i sotshem i cili mishëron cilësitë: patriotike, vizionare, politike,demokratike morale, diplomatike, intelektuale dhe strategjike gjë që është fat i madh që Kosova nxori në këtë kohë një politikan e shtetar të tillë të cilit ia besoi qeverisjen dhe drejtimin e shtetit të Kosovës.
Albin Kurti nuk është as si politikanët e Tiranës dhe as si ata të opozitës në Kosovë.Nuk mund të pretendosh se po mbron interesat kombëare dhe pavarësinë e shtetit , dhe nuk mund të jesh burrë shteti nëse nuk ke të parin atdheun dhe interesin kombëtar e shtetëror; dhe nuk je burrë shteti nëse je i korruptuar dhe nëse për paafësi, servilizëm dhe i interesuar vetëm pushtet t’i dëgjosh e t’u bindesh verbërisht për gjithcka ndërkombëtarëve, qofshin ata edhe miq, sepse edhe miku më shumë don interesin e vet, kombin e vet dhe veten e tij se sa mikun.
Albin Kurti nuk u pëlqen dështakëve të politikës shqiptare sepse Kurti po lartëson imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, po punon për konsolidomin ,forcimin dhe për kompletimin e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk lejoi coptimin e Kosovës, dërrmoi projektin antishqiptar të Open Ballkanit. Po Lufton pa kompromis korrupsionin, po mbron e po punon për shoqërinë dhe shtetin, po mbron territorin.
Qeveria Kurti po e vë në funksionim dhe po punon konform interest kombëtar , të ligjit e të kushtetutës dhe po e faktorizon Kosovën si faktor të rëndësishëm në rajon.
Injorantët që nuk e kuptojnë Kurtin por edhe djallëzorët dhe hipokritët që e kritikojnë Kurtin , janë në humbje. Kjo sepse pavarësisht se politika europiane kritikon dhe madje ka vendosur sanksione ndaj qeverisë Kurti, por Kurti nuk lëkundet, por ai e sfidon këtë qasje të pasinqertë perendimore, dhe kjo vetëm sa po e forcon autoritetin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Thjesht kjo shpjegohet sipas kesaj logjike:Kur duket sikur perendimi është kundër Kosovës dhe sikur ai po përkedhel Serbinë që ajo të mos rreshqase teresisht kah Rusia, Kosova me qeverinë e saj vepron në ofensivë vendmmarrjesh për vendosjen e sundimit të ligjit e të shtetit në tëre territorin e Kosovës kundër Serbisë dhe aleatëve që e mbështesin atë, dhe për më tepër akoma qeveria Kurti nuk lëshon asnjë fije pe në dëm të Kosovës, dhe nuk jep asgjë cfarë padrejtesisht kërkon Serbia.
Ky është triumf i shtetit, diplomacisë dhe politikës kosovare mbi politikën , diplomacinë dhe mbi shtetin serb.
Burimi/Derguar nga Autori
Leave a Reply