Institucionet e sigurisë nuk mund të ushqejnë frymën e pajtimit me çdo situatë, duke menduar që, “problemet në fushën e sigurisë do t’i zgjidhin partnerët ndërkombëtarë, ata diktojnë programimin e strukturës dhe do të bëjnë gjithçka për ne”, mjafton anëtarësimi në NATO.
Indiferenca në çështjet e sigurisë nuk justifikohet, apo në kushte të tjera ka një çmim shumë të rëndë.
Të mos harrojmë, jetojmë në Ballkanin e trazuar. Atëherë, sa janë të besueshme përcaktimet politike, diplomatike dhe ushtarake që parashtrohen në Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare?
Sa jemi të ndikuar nga e kaluara dhe çfarë kemi ndryshuar në interes të shtetit dhe jetës së sigurt?
A mjafton vetëm fakti i të qenit anëtar i NATO-s?
A jemi bindës në argumentet tona të sigurisë?
Kriteret kryesore për pikëpamjet mbi luftën e gjeneratës së këtij shekulli synojnë, ndryshimin cilësor në intervalin e shkatërrimeve kinetike me efkte ndërkontinentale; unifikimi i thellë i sistemeve luftarake; automatizimi i plotë i procesit të mbledhjes së informacionit, shënjestrimit, dhe shkatërrimi; zbatimi i gjerë i sistemeve pa pilot;
rritja e ndjeshme e dëmtimit kinetik sipas sofistikimit të
pajisjeve vrasëse kinetike jo-bërthamore të gjeneratës së re; përhapja e informacionit në mjedis shumëplanësh, të gjitha këto në kontekstin ushtarak, politik, ekonomik dhe informativ.
Për arritjen e qëllimeve përdoren metoda të hapura dhe të fshehta, armët konvencionale, të shkatërrimit në masë, speciale, kundërmasat elektronike (ECM) dhe armët në internet, lufta informative, metodat përçarëse dhe njohesë përmes operacioneve të drejtpërdrejta luftarake, speciale, psikologjike, propagandistike për kaos dhe pasiguri.
Ato në kohë dhe momente të caktuara, realizojnë angazhimin e drejtpërdrejtë, veprime demonstrative, imituese, mbështetëse, dezinformuese, zbulimi, nxitjeje, hibride, përçarëse etj.
Hyzri Salihu
Siguria Kombtare
27.01.2024


Leave a Reply