Mirësevjen në GEGNISHT prof. Nefton Pali
Nefton Pali u lind në vitin 1976 në Shkodër dhe mban dy shtetësi, shqiptare dhe italiane.
Asht djali i Franc Palit dhe nipi i Zef Palit, i cili ka kenë nacionalist, eksponent i Ballit Kombëtar, sekretar i organizatës, gjatë gjithë jetës.
Nefton Pali, aktualisht punon si studiues kërkimor pranë Departamentit të Matematikës, universiteti i “Paris-Sud”, Orsay, Francë.
Në vitet 2009-2010, pjesmarrës në projektin ndërkombëtar të “CNRS IMPA”, Rio de Raniero, Brasil.
Në vitet 2006-2007 kryen me bursë “Marie Curie” postdoktoraturë, studimin në Institutin Fourier, university “Joseph Fourier”, Grenoble Francë.
Në vitet 2004-2006 kryen me bursën “Marie Curie” postdoktoraturë, Departamenti i Mathematikës studimin në universitetin “Princeton”, SHBA.
Në vitin 2004 mbron titullin “Doktor Shkencash” PhD, në Institutin Fourier, universiteti “Joseph Fourier”, Grenoble, Francë, nën drejtimin e Prof. Jean Pierre Demailly.
Ndërsa në vitin 2001 kryen Master, pranë Institutit Fourier, universiteti “Joseph Fourier”, Grenoble, Francë.
Në vitin 2000 laurohet, në universitetin “La Sapienza”,Romë, Itali, me titullin “Doktor i Shkencave Matematike” me lode maksimale.
Në vitin 1996 diplomohet në institutin teknik “Galileo Galilei” në degën “Telekomunikim Eksperimental” me rezultatin maximal 60/60.
Vetëm personaliteteve te këtillë si z.Pali, akademitë apo qendrat kërkimore mund t’i besojnë aktivitete dhe konferenca, si:
· Për nder të Jean-Pierre Demailly me rastin e 60-vjetorit të ditëlindjes së tij, 6-9 qershor 2017;
· Seminar “Analiza Dinamike Gjeometrike në Orsay” 27-30 qershor 2017, me mbështetjen e Programeve Kërkimore Sino-Franceze në Matematikë, SFRPM
2015-2016;
· Udhêheqês i PHD të doktorantit Francois Delgove, Departamenti i Matematikës, Universiteti i Paris-Sud, Orsay, Francë;
· Anëtar i Komitetit të Universitetit, Departamenti i Matematikës, universiteti “Paris-Sud”, Orsay, Francë;
· Anëtar i Maitre de Conférence (pozicioni i profesorit të asociuar francez)i Komitetit , Departamenti i Matematikës, universiteti “Paris-Sud”, Orsay, Francë;
· 2010-2015, Referues për “Annales de l’Institut Fourier”, buletini i “Shoqatës Matematikore Braziliane”, Comptes Rendus de l’Académie des Sciences, JAMS, JEMS, Mathematische Zeitschrift;
· 2005-2006, Organizator i Seminarit të Gjeometrisë Diferenciale dhe Analizës Gjeometrike, Departamenti i Matematikës, universiteti “Princeton”, SHBA.
Artikujt shkencorë të Nefton Palit i gjeni tëbotume në revistat e specializueme të matematikës si:
Advances in Mathematics, European Journal of Mathematics, Kodai Mathematical Journal, Michigan Mathematical Journal, Journal of Pseudo-Differential Operators and Applications, International Mathematics Research Notices, Mathematische Annalen, Manuscripta Math. Springer, etj.
Në vitin 2004, mbrojti PhD, të cilën ia dedikon gjyshes së tij Flora që e rriti, motërs së saj Ida Lezhja, Profesort të matematikë në Robert College, Mr. Turki dhe babit, fisnikut, Franc Palit.
Meqënese dedikimi më emocionoi shumë, po e ndaj me ju ashtu si z.Pali e ndau me katedrën ma presitigjioze të shkencave matematikë dhe gjeometri në Francë:
“Kjo tezë doktorature i kushtohet për nder të Florës, Ida Lezhja Palit dhe Franc Palit, për të gjitha vuejtjet që u shkaktoi qeveria komuniste diktatoriale shqiptare e Enver Hoxhës. Ndjej se ata i kanë rezistue atyne vuejtjeve vetëm për mue, si shembull për të më dhanë mundësinë që nji ditë të realizoj një tezë doktorature.
Unë e di shumë mire se nuk janë asgja përpjekjet e mia për me justifikue gjithçka që ato kanë ba për mue, por unë gjithmonë do të përpiqem ma së miri të shprehi mirënjohjen time gjatë gjthë jetës sime.”
Prof. Douong H. Phong Columbia University New York, pjestar i jurisë ndërkombëtare për pojektin HDR të Prof. Nefton Palit 2015 shprehet me këtë vlerësim:
“Nefton Pali merret me zgjidhjen e problemeve ma qendrore e ma të vështira në gjeometrinë moderne komplekse diferenciale, të cilat kërkojnë zotënim të një game të gjanë mjetesh të sofistikueme nga gjeometria diferenciale, analiza komplekse dhe ekuacione diferenciale të pjesshme.Kjo fushë po tërheq shumë nga matematicienët e rinj, ma të mirët, në mbarë botën, ku në pesëmbëdhjetë vitet e fundit teknologjia asht në kulmin e zhvillimit.
Siç lexuet ma nalt, Nefton Pali ka arritë me dhanë, në çdo hap, një kontribut vërtetë domethanës dhe original, në nji epokë, ku shumë studiues nxitojnë dhe postojnë pretendime të pamatuna, ai meriton shumë merita për mënyrën e tij të kujdesshme të kërkimit.
Me tanësinë e punimeve dhe kêrkimeve që ka botu, ai asht në pozitën ideale për me drejtue tezat e doktorantëve të së ardhmes, ku shumë studentë janë të etun për me punu nën mbikëqyrjen e tij”.
Punuar nga Rozina Gulidhe Denata Rroji

Burimi/Facebook/Gegnisht


Leave a Reply