Detajet e punimeve të ditës së parë, PS e LSI mes përplasjes e aleancës.E majta u mblodh dje në Konventën Kombëtare të organizuar nga Partia Socialiste për të përcjellë mesazhin e bashkimit drej rrotacionit politik. Kjo të paktën u vu rë në deklaratat e secilit prej kryetarëve të partive të majta. Por dukja nuk ishte e tillë. Në garë mes flamujsh e oshilacionesh LSI e PS nuk i shpëtoi dhe kësaj radhe matjes së dmoninacës në aktivitet.
Konventa
Një organizim krejtësisht i ri në mënyrën e ideimit të tij, aktiviteti i djeshëm i Partisë Socialiste solli me vetë jo pak të veçanta. Kjo u vu re që me përzgjedhjen e emrave të drejtuesve të së majtës evropiane për të përshëndetur konventën, emra të tillë si kryetari i grupit të socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda, kryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane, Sigmar Gabriel, apo kryeministri i Rumanisë Victor Ponta, duke synuar kështu të ironizojë zhurmën që u bë pak ditë më parë në media për pështjellimin në radhët e të majtës evropiane. Megjithatë, pavarësisht se fryma e përgjiothshme përçnte idenë e një bashkimi dhe rakordimit të veprimit opozitar në përpjekje për të sjellë rotacionin politik , aty këtu vihej re dhe ndonjë detaj i cili nxirte në pah se ende nuk ka një pajtim të plotë mes dy forcave kryesore të kampit majtë, apo dhe të ndonjë aleati tjetër. Kjo u pa qartë kur krerët e partive të koalicionit u ftuan nga kreu Rama të bashkoheshin të gjithë në podium, ftesë e cila gati nuk u pranua nga kreu Meta. Iu desh kreut të PSV 91, Petro Koçit që të insistonte për të marrë në podium aleatin e tij.
Mesazhi
Ishte zgjedhur që punimet e ditës së parë të konventës së Partisë Socialiste të hapeshin me letrën që patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli kishte drejtuar për të majtën, në pamudnësi për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Por, veç mesazhit i cili i mëshonte fort rëndësisë së ndryshimit të pushteteve, në rreshtat e kësaj letre nuk mënjanohej aspak sulmi ndaj partisë së rikthyer në gjirin e së majtës, LSI-së. “Një njeri i vetëm ka në fillim iluzione, pastaj bashkohet me një komunitet, shoqatë apo parti. Kur ndahet nga shokët, kujton se do të bëjë vezën e patës, por ulet dhe bën vezën e rabeckës. Të bashkuar në fitore dhe pas fitores më pak fjalë, më shumë punë dhe më shumë ekonomi”, shkruante Agolli. Njëkohësisht, ish themeluesi i PS-së kishte veçuar që përmes vargjeve të Naimit të përshëndetste të majtën për bashkimin e ri. “Naimi i pavdekshëm na porositi nga themelet e Rilindjes Kombëtare: Punë punë natë e ditë;
Që të shohim pakëz ditë! Unë jam shumë i lumtur dhe i gëzuar, por edhe shumë i bindur se këtë radhë e gjithë opozita e bashkuar do të realizojë fitoren e madhe e të shumëpritur për të kryer rotacionin e nevojshëm si rruga më e mirë për të ecur në hapa të sigurt drejt integrimit europian të Shqipërisë e të shqiptarëve”, theksohej në letrën e patriarkut të socialistëve.
Metropol
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply