Nga Skënder KAPITI
Shqipëria tashme dihet se është në udhëkryq prej 30 vitesh të këtij tranzicioni për shkak se Shqipërinë e kanë drejtuar elitat dështake si ajo politike, juridike, shoqërore e mediatike të cilat kanë funksionuar në marrëdhënie simbioze e bashkëveprimi korruptiv, hajnije dhe kundër demokracisë , integrimit dhe kundër interesave kombëtare.
E ndodhur në këto kushte dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak korruptiv, dështak e të falimentuar, SHBA-të e detyruan politikën shqiptare për të miratuar reformën e VETTING-ut, atë të drejtësisë së re, strukturën antikorrupsion të SPAK-ut.
Kjo i dha mundësi që edhe politika, pra jo vetëm drejtësia por që edhe politika të pastrohej dhe Shqipëria të cmontonte sistemin politiko-korruptiv, që Shqipëria të ndahen nga tranzicioni.
Në këndvështrimin tim kritik dhe analitik nisur nga ajo e një analitike sa me reale, logjike , e paanshm, dhe e pavarur vlerësoj se Lulzim Basha ishte politikani gë kishte vizionin modern të ndryshimit. Basha doli guximshëm kundër atij sistemi të kalbur korrupsioni të politikës së vjetër të cilën ai e identifikoi dhe e etiketoi shumë sakt si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Pra ky duhet kuptuar publikisht si mesazhi kryesor i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Dhe kjo është edhe arësyeja kryesore se përse Foltorja, Rilindja Socialste dhe LSI në aleancë me intelektualizmin negativ e korruptiv, me mediat mercenare dhe oligarkinë iu kundërvunë Bashës.
Mesazhi tjetër i Bashës është se në funksion të këtij vizioni kryesor të tij , ai porosit dhe mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe barazinë para tij. Ai jep mesazhin për mbështetjen e SPAK-ut dhe për Vetting-un e politikës për clirimin e saj nga autokracia e korrupsioni dhe për funksionimin e demokracitetit politik të brëndshëm të partive politike.
Basha jep mesazhin dhe kërkon reformimin e reformës zgjedhore në mënyrë që deputetët t’i zgjedh antarësia e partive dhe demokracia e tyre dhe jo kryetari dhe as elita korruptive partizane.
Mesazhi tjetër i Bashës është euroatllantizmi , që do të thotë se PD-ja është aleat dhe partner besnik i SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe. Këto duhen kuptuar se janë mesazhet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Përvec ketyre Basha ka edhe një meritë tjetër të madhe : atë të një politikani të maturisë, tolerancës, pjekurisë, debatit dhe të kulturës patriotike e demokratike moderne ,gjë e cila është tërësisht në antitezë me kulturën politike të vjetër të injorancës, egoizmit politik negativ e denigrues, konfliktualitetit, percarjes, arrogancës, shpifjeve, alibive dhe akuzave të rrejshme deri edhe me fjalor e fjale fyese sharjeje e denigrimi. Ftoj rininë, itelektualizmin dhe mediatikët e guximshëm që të mos rrinë indiferent,por të angazhohen në një debat publik për mbështetrjen e SPAK-ut dhe të politikës së ndryshimit të Bashës dhe të PD-së( vazhdon…)
——————————————————————
Si duhen kuptuar mesazhet politike e publike të Lulzim Bashës
Nga Skënder KAPITI
Shqipëria tashme dihet se është në udhëkryq prej 30 vitesh të këtij tranzicioni për shkak se Shqipërinë e kanë drejtuar elitat dështake si ajo politike, juridike, shoqërore e mediatike të cilat kanë funksionuar në marrëdhënie simbioze e bashkëveprimi korruptiv, hajnije dhe kundër demokracisë , integrimit dhe kundër interesave kombëtare.
E ndodhur në këto kushte dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak korruptiv, dështak e të falimentuar, SHBA-të e detyruan politikën shqiptare për të miratuar reformën e VETTING-ut, atë të drejtësisë së re, strukturën antikorrupsion të SPAK-ut.
Kjo i dha mundësi që edhe politika, pra jo vetëm drejtësia por që edhe politika të pastrohej dhe Shqipëria të cmontonte sistemin politiko-korruptiv, që Shqipëria të ndahen nga tranzicioni.
Në këndvështrimin tim kritik dhe analitik nisur nga ajo e një analitike sa me reale, logjike, e paanshm, dhe e pavarur vlerësoj se Lulzim Basha ishte politikani gë kishte vizionin modern të ndryshimit. Basha doli guximshëm kundër atij sistemi të kalbur korrupsioni të politikës së vjetër të cilën ai e identifikoi dhe e etiketoi shumë sakt si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Pra ky duhet kuptuar publikisht si mesazhi kryesor i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Dhe kjo është edhe arësyeja kryesore se përse Foltorja, Rilindja Socialste dhe LSI në aleancë me intelektualizmin negativ e korruptiv, me mediat mercenare dhe oligarkinë iu kundërvunë Bashës.
Mesazhi tjetër i Bashës është se në funksion të këtij vizioni kryesor të tij, ai porosit dhe mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe barazinë para tij. Ai jep mesazhin për mbështetjen e SPAK-ut dhe për Vetting-un e politikës për clirimin e saj nga autokracia e korrupsioni dhe për funksionimin e demokracitetit politik të brëndshëm të partive politike.
Basha jep mesazhin dhe kërkon reformimin e reformës zgjedhore në mënyrë që deputetët t’i zgjedh antarësia e partive dhe demokracia e tyre dhe jo kryetari dhe as elita korruptive partizane.
Mesazhi tjetër i Bashës është euroatllantizmi , që do të thotë se PD-ja është aleat dhe partner besnik i SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe. Këto duhen kuptuar se janë mesazhet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Basha ka dhe ofron modelin e një politikani e shtetari modern i cili edhe kur “ heshtëte”,heshtja e tij në faktë fliste shumë përballë një llafollogjije corrollepsëse, të zhurmshe dhe të dështuar të plitikës dështake të vjetër. Edhe kur dukej sikur mungontëte,ose kur tërhiqej pëkohësisht ,kjo ishte taktikë politike për ta lënë të “lirë” vetëbajatjen dhe vetëkonsunmimin publik të politikës së vjetër dhe të alibirave, retorikave dhe të mashtrimeëve të qeveritarëve, pushtetarëve dhe shtetarëve të politikës së vjetër, të llapazanisë mediatike të tyre. Basha duke parë se politika e vjetër kishte kapur drejtësinë, mediat dhe madje edhe shoqërinë, Basha besimin më të madh për ndryshimin e kishte se koha shpejt do ta konsumonte të vjetrën dhe do ta nxirrte jashtë mode, Basha kishte dhe ka besimin te e vërteta , te drejtësia, te SPAK , te Vetting-u dhe te aleatët e mëdhenj shqiptarëve , te SHBA dhe BE, besim që përputhet me të duhurën, pashmangshmërinë dhe me domosdoshmërinë për ndryshimin.
Basha ka edhe një meritë tjetër të madhe : atë të një politikani të maturisë, tolerancës, pjekurisë, debatit dhe të kulturës patriotike e demokratike moderne ,gjë e cila është tërësisht në antitezë me kulturën politike të vjetër të injorancës, egoizmit politik negativ e denigrues, konfliktualitetit, percarjes, arrogancës, shpifjeve, alibive dhe akuzave të rrejshme deri edhe me fjalor e fjale fyese sharjeje e denigrimi. Ftoj rininë, itelektualizmin dhe mediatikët e guximshëm që të mos rrinë indiferent,por të angazhohen në një debat publik për mbështetjen e SPAK-ut dhe të politikës së ndryshimit të Bashës dhe të PD-së( vazhdon…)
————————————————————————
Lulzim Basha dhe politika e tërheqjes elastike
Nga Skënder Sadri KAPITI
(Vazhdim i shkrimit:”Si duhen kuptuar mesazhet politike e publike të Lulzim Bashës”)
Unë si demokrat që edhe vëzhgoj nga afër zhvillimet politike në tërësi, argumentimin e këtij titulli shkrimi mundohem që ta justifikoj duke i ftuar në debat të gjithë ata që mashtrojnë, intrigojnë dhe që helmojnë opinionin me të pavërteta dhe që janë kundër asaj se cfarë flet dhe që kërkon realiteti.
Po lexoj edhe disa opinione të analistëve dhe të demokratëve të cilët po thonë se Basha u rikthye dhe se ndryshimi ka filluar tani.Këta të cilët i thonë këto po gabojnë, ose nuk kanë informacione të së shkuarës, ose janë të vonuar apo duan të pretendojnë sikur zbuluan dicka të re. Ndryshimet në PD kanë filluar shumë më heret, pavarësisht se Basha ishte nën presion dhe nën vigjilimin e rreptë prej Berishës dhe prej berishistëve për të mos devijuar nga berishizmi dhe e vjetra.
Ndryshimi në PD ka filluar para më shumë se dy viteve dhe sidomos që kur Kryetari i PD-së z. Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së menjëherë pas shpalljes non grata nga SHBA të ishkryetarit të PD-së dhe ishkryeministrin Berisha.
Basha e ndërmori këtë vendim për interesa të demokratëve, të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë për t’u ndarë nga tranzicioni, për të mbështetur reformën në drejtësi dhe SPAK-un dhe për të fituar mbështetjen amerikane për rrëzimin demokratik të regjimit të superkorrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.Mirëpo kjo nuk u kuptua në kohë nga shumica e demokratëve edhe pse aleati i madh i shqiptarëve, SHBA-të flisnin dhe deklaroheshin në mbështetje të Lulzim Bashës.
Pse politika e Bashës është elastike.
Përballë këtij realiti të zymtë politik Basha përdori politikën e durimit, tolerancës edhe pse ne dukje dukej se ai ishte tërhequr. Kjo më shumë vlerësoj se ishe një taktikë për t’i lënë kohë që opinion të ndryshojë dhe të bindet se e vërteta ishte me Bashën. Basha u tërhoq por jo se u largua, u tërhoq me qëllim që të mos përcaheshin, me qëllim që të mos përplaseshin e të konfliktoheshin demoktatët mes vete, sepse Basha e pa se cfarë bëri urrejtja dhe verbëria e kryefoltoristit dhe mbështetësit e tij me sulmin e dhunshëm për pushtimin e Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022.
Basha dhe Partia Demokratike në këto dy vite ka qenë nën presion të madh jo vetëm nga Foltorja por nga e gjithë politika e vjetër, nga të gjitha mediat dhe nga korrupsioni gjithinstitucional, oligarkik e shoqëror, aq sa po mos të ishte Basha dhe disa bashpëpuntorë të tij si Alibeaj, Bejko, Hasa, Gjana, Pampuri, Karabina dhe të tjerë, rrezikohej që sot të mos kishte Parti Demokratike.
Përballë këtij realiteti të rëndë mendoj se Basha me të drejtë përdori atë që unë po e quaj si politikë e tërheqjes elastike, që do të thotë me pak fjalë se Basha përdori atë që në dukje dukej si tërheqje, por që në fakt Basha bëri sikur u tërhoq që t’ia lejë të drejtën e të folurit dhe të veprimit kohës, drejtësisë, ShBA-ve dhe SPAK-ut.
Dorëheqja e Bashës si kryetar i PD-së erdhi kur i gjithë llumi politiko-mediatik dhe oligarkik komplotoi kundër tij. Pavarësisht tërheqjes në dukje, Basha ishte prezent në strukturat e PD-së dhe me demokratët e vërtetë dhe ishte prezent edhe në evente dhe në takime ndërkombëtare dhe me personalitete të larta të politikës demokratike perendimore. Gjatë periudhës një vjecare kur Basha nuk ishte kryetar i PD-së, në Partinë Demokratike u ekspozua edhe një linjë politike e drejtuar nga Gaz Bardhi me kompani, objektivi i së cilës ishte kundër Bashës, ishte një linjë antiSPAK dhe antiPD me qëllimin final, atë të dorëzimit të PD-së te non grata dhe te Foltorja.
Atëhere Basha me mbështetjen e elitës së re politike të PD-së dhe me kërkesën e antarësisë së PD-së institucionale, organizuan dhe mbajtën zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike gjë e cila në fakt ishte gjëja më e duhur për ta shpëtuar Partinë Demokratike nga asgjësimi. Ky është një veprim që verteton politikën e elasticitetit, atë që në dukje dukej si tërheqje e Bashës, e që kaloi pastaj në sulm kundër komploteve , hipokrizive, intrigave e kurtheve të politikës së vjetër për asgjësimin e PD-së.
Më pas u mbajt Kuvëndi Kombëtar dhe u zgjodh Këshili Kombëtar dhe Kryesia e re e Partisë Demokratie.
Politika e tërheqjes elastike të Bashës ishte më shumë edhe si një taktikë politike, e taktikës së lënies së lirë të përplasjeve ndërmjet korrupsionit të Foltores me korrupsionin e rilindjes socialiste, pra e përplasjeve dhe e diskreditimit të non gratave mes tyre.Basha dhe politika e tërheqjes elastike mundësoi diskreditimin publik e juridik të politikës së vjetër gjë e cila ftonte dhe kërkonte nevojën për alternativën e re të PD-së dhe të Bashës, dhe dalja publike e tij, sidomos e këtyre ditëve të fundit është mirëpritur publikisht tej cdo parashikueshmërie. Dhe kjo verteton atë se tashnë është rritur edhe besimi, shpresa e ndërgjesimi për besimin se ndryshimi është te Basha dhe PD-ja.


Leave a Reply