Më lër të çmendem, në shpirtit tënd
Aty ku shirat pikojnë verë…
Mallin e shterngoj me dhembe
…, nga frymë perëndishë i nxjerrë!
Lermë të çmendem mos më ndalo
Ti nuk e di se sa të dua.
Ti je shume larg, kështu do
Më ler të jem në krahët e tua.
Në shpirtin tënd kam për të shkruar
Me gërma fryme që gdhendin thellë
Vetëm pa ty, unë kam jetuar
Malli im, larg më tretë.
Mos më premto, më mbyt në puthje
Më mbajë përjetë, më thuaj se më do…
Të jem me ty, mos më tret tutje
Lermë të çmendem, mos me ndalo!
Se sot u zgjova me mall
Edhe dje kështu jam zgjuar
Por ç’do ditë me pak fjalë
Malli për ty më ka pushtuar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply