
(Jeton edhe sot dy mijë vjet pas lindjes se monoteizmit).
N A T A – E – B U Z M I T
Nga Ndoc Bushgjoka
Sonte njëzetekater dhetuer asht Nata e Buzmit.
Buzmi asht nje feste mijeravecare qe ka ardhe githe shkelqim deri ne kohen e sotme.
Festa e buzmit asht falenderim per te mirat qe jep toka dhe shprese per begati ne te ardhmen.
Te paret tane e kishin caktuar ate ne kapercyell te solsticit dimënor, kur rritja e nates frenohet dhe dita e neserme shenon KTHIMIN E MOTIT MBARE.
Në nadjen e dates 25 dhetor burrat thoshin me gezim se sot asht zgiate dita sa me këcye kangji tra më tra.
Asht nje feste sa e vjeter dhe po aq e bukur.
Nje feste qe vjen prej kohnave që s’mbahen mend (prehistorike), nga PELLAZGET e urte.
Rituali fillon me premjen e disa degeve te njoma me gjatesi ma të madhe se oxhaku. Ato priten ME DITE MARE , dmth paradite. Zakonisht jane dege te njoma arre.
Amvisat, (kjo fjalë e vjetër sa njerëzimi – nga AMA të cilën gjuhtarët e leshtë e kanë heqë nga përdorimi), gatuajne gjithe te mirat por vetem me ça na jep toka, si i thom sot prodhime vegjetariane. Karakteristike eshte lakrori me arra, me kunguj e prodhime te tjera.
Degët e njoma duhet te jene te preme sa ma diagonal. Qe premja te formoje buzë. Buza e degëve u ka dhënë edhe emrin – BUZMA.
Kur bie muzgu dy meshkuj te shtepise me sepate ne dore shkojne tek pemet, vreshti dhe njeri pasi ngre sepaten thote me za:
– Ban se te preva !
– Mos e pre’ se ban, – thote tjetri tuj i ndalë doren
Para se te shtrohet darka, nje apo dy djem te rinj dalin perjashta marrin deget dhe therrasin te dera:
– O I ZOTI I SHTEPISE.
Askush s’pergjigjet. E perseritin se dyti dhe vetem heren e trete, hapet dera dhe i zoti i shtepise i pret, sikur te ishin udhetare te ardhur nga larg.
Djemte thone:
– JAM BUZMI BUJAR, E PO VI ME BEREQET, BULMET, ME GEZIM E GJITHE TE MIRAT E ZOTIT.
– Hajdeni mire se erdhet, – u thone.
Degët e njoma, buzmat, vendosen ne oxhak qe te teprojne ne te dy anet.
Ne premjet e tyne diagonale, buzët, në sejcilën anë, dhe në çdo degë, vendoset pak buke, bulmet, mjalte, e prodhimet e tjera pa harrue asnjë prodhim të tokës dhe bulmetit.
Ajo degë qe shkumbezon me teper thuhet se ai prodhim do te jete i bollshem vitin e ardhshem.
Pas darke buzmat e padjeguna futen me pjeset e ndezura ne hi dhe ruhen per ritualin e dites që vjen.
Rreth sofres shtrohet kashte gruni ose misri, ku ulen pjestaret e familjes. ( Ky detaj eshte padyshim nderhyrje e krishterimit.)
Te nesermen në ag të ditës, e zonja e shtepise gatuan buken e re dhe ashtu te nxehte e marrin dhe dalin ne are.
Atje behet LAMI.
Lami eshte nje rreth a katror me kashten e misrit ose grunit, dhe kryqin ne mes. ( Shtese kjo e mevonshme e krishterimit ).
Brenda tij thyhet buka dhe pjestaret e familjes hane aty nga nje kafshate buke e djathe. Pastaj te dy copat e buzmit ku ishin vndue dritherat ne darke te ndezuna ferkohen me njera tjetren që të nxjerrin shkëndija tuj perseritë me za:
– Sa gaca – karrica.
Rituali perseritet tri here .
Po keshtu tek bagetia me dy copat e buzmit te bulmetit, te cilat ferkohen te nxjerrin shkendia tuj thanë me za të kjartë:
– Sa shkendija – shtërria.
I njeti ritual bahet edhe tek vneshti, pemët etj.
Etimolloget tane tuj mos e njoftë kete feste, kane thanë se buzmi asht nje kercu qe vndohet në zjarr për me qendrue 24 ore, duke mos sqaruar kurrgja per prejardhjen e ketij emni.
Keshtu e thote edhe Cabej.
Por, te gjithe ata nuk e kane festue kurre BUZMIN BUJAR, dhe siç ndodh rendom ne Arnautistan, historine e shkruajne ata qe nuk e kane shijue as provue kurre ate per te cilin flasin pa u mendue dy herë.
Ne respekt per te paret tane fisnike dhe te ditun, duhet ta kujtojme kete feste te lashte shqiptare.
Festa e BUZMIT ishte nje ndër festat ma të shenueme te besimit pellazgjiko-shqiptar. Jo me kot në këtë date u vendos Lindja e Krishtit. Duhej rrënjosë besimi i ri, permes nje feste te randesishme.
Ne kemi me pak se 2000 vjet qe festojme Kershendellat, por buzmi eshte festue edhe mijera vjet te tjera.
Darka e dates 24 dhjetor, nga kohnat qe nuk mbahen mend e deri n’ditën e sotit asht quajtë Nata e Buzmit dhe jo e Krishtlindjes.
Lindja e Krishtit festohet te nesermen me mish vere e raki.
Krishterimi i bashkoi keto dy festa, se ashtu festa e mevonshme do te çimentohej e do te festohej pa çare.
G E Z U A R festen e Buzmit dhe Krishtlindjet.
Per shume mot me gezim, shendet, lumturi e zemer te bardhe.
Dhe me LIRI parësisht, se pa LIRI nuk ka as feste as gëzim.
U R I M E !
Ndoc Bushgjoka – Mërtur -Malësi e Gjakovës.


Leave a Reply